Shërimi i umetit dhe kthimi i krenarisë që kishte !


Fjalë që duhet shkruar me ngjyrë ari

Muhamed Nasirudin el Albani Allahu e mëshiroftë ka thënë:

“Shërimi i këtij umeti dhe kthimi i krenarisë së tij si dhe ngritja e shtetit (islam të pastër) nuk ka rrugëzgjidhje tjetër pos të fillohet me dy fjalë të shkurta që do i bëjë: Pastrim dhe Edukim, e që është e kundërt me thirrjet e grupimeve të ndryshme të cilat insistojnë të ngritin shtet islam me pretendimet e tyre që të marrin pushtetin, qoftë marrja e pushtit me rrugë paqësore që po i quajnë: zgjedhje të lira, apo me rrugët të gjakderdhjes, si grushtet ushtarak apo protesta të përgjakshme apo të tilla.

Themi kjo nuk është rruga e ngritjes së shtetit islam në tokat islame, rruga e vetme është ajo Profetike, që (që i Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem) thirri në Meke ashtu siç e dini për trembëdhjetë vite, pastaj e vazhdoi thirrjen në Medine, pasi që kishte pastruar pasuesit e tij të cilët i besuan dhe ishin burra që nuk u frikësuan për asgjë pos Allahut, atëherë filloi me vendosjen e themeleve të shteti islam, -e siç thotë një fjalë e urtë historia përsëritet- nuk ka rrugë zgjidhje tjetër dhe jam shumë i bindur at që them, gjithashtu edhe praktika aktuale qysh prej një shekulli është indikatori(indeksi) më i mirë se nuk ka zgjidhje tjetër për realizimi e një rilindje islame të pastër, e që mbështetja e vetme e ngritjes së shtetit islam është realizimi i këtyre dy objektivave:

Pastrim: e që është për qellim(pastrimi) dija e pastër (larg shirkut, larg bidateve, larg besëtytnive).

Edukim: e që njeriu të jetë i edukuar me dije të pastër me Kuran dhe Sunet. ( Silseletu el Huda ven Nur nr: 188)

(përshtatje)

Ky zë u postua te Metodologji, Uncategorized. Faqeruani permalidhjen.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s