• Bisedë mes El-Albanit (All-llahu e Mëshirofttë) dhe një vëlla rreth faljes së sabahut pas lindjes së diellit.


• Bisedë mes El-Albanit (All-llahu e Mëshirofttë) dhe një vëlla rreth faljes së sabahut pas lindjes së diellit.

Pyetësi: “O shejh, ka shumë njerëz dhe unë jam njëri nga ata, që për shkak të përtacisë e fal sabahun pas orës gjashtë, e nganjëherë edhe pas orës shtatë!”

Shejhu: “Përtacisë?! -O All-llah, me Ty mbrohem nga pamundësia dhe përtacia- (Hadith)

Përse nuk zgjohesh në kohë?”

Pyetësi: “Pasha All-llahun, kam fëmijë të vegjël në shtëpi dhe rrinë me mua deri në orët e vona të natës; pasha All-llahun, jo për gjë tjetër, të vërtetën e them! Ata rrinë me mua dy-tri orë, dhe ky është shkaku i vonimit të sabahut”.

Shejhu: “Nuk ka ndonjë shkak tjetër?”

Pyetësi: “Jo!”

Shejhu: “Në çfarë ore shtrihesh për të fjetur pas Namazit të jacisë?”

Ebu Lejla (njëri nga të pranishmit): “Ndoshta rri zgjuar duke shikuar televizorin”.

Shejhu: “Duro pak! Ne ia dhamë mundësinë për t’u shprehur, mirëpo…”

Pyetësi: “Në orën dhjetë, dhjetë e gjysëm”.

Shejhu: “Feja është këshillë. A mos po kuptoj nga fjalët e tua se ti i fal Namazet tjera në Xhami së bashku me xhematin e muslimanëve?”

Pyetësi: “Jo të gjitha”.

Shejhu: “Atëherë, çfarë përfituam? Le t’i lëmë njëherë Namazet tjera dhe le të fokusohemi te Namazi i jacisë. A e fal atë me xhemat?”

Pyetësi: “Jo gjithmonë”.

Shejhu: “Jo gjithmonë? Përse? A të pengojnë fëmijët?”

Pyetësi: “Jo o shejh. Nganjëherë nisem nga dyqani dhe jam me abdes. Kaloj pranë Xhamisë dhe e fal jacinë me xhemat. Do të thotë, varësisht nga koha. Mirëpo, në shumicën e kohës kthehem në shtëpi në kohën e akshamit, e ndërroj abdesin dhe ha darkë…”

Shejhu: “Nëse mundesh më shkurt; mua nuk më interesojnë këto detaje. Mua më intereson përse nuk e fal jacinë me xhemat?”

Pyetësi: “Njeriu angazhohet me punë të ndryshme; pasha All-llahun, shkujdesje nga ana ime!”

Shejhu: “Ah! Ti je krijuar për punë apo për adhurim?”

Pyetësi: “Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë”. (Edh-Dharrijjat, 56)

Shejhu: “Ah! E di dhe prapë sprapsesh? Përse? Për këtë arsye, unë të këshilloj ty dhe çdo musliman:;duhet të jesh i përkushtuar të falësh pesë Namazet; së pari, secilin Namaz në kohën e tij dhe së dyti, në Xhami me muslimanët e tjerë. Dhe assesi nuk i lejohet që të arsyetohet me angazhimin me punë për të mos u falur në Xhami, sepse punën në atë kohë nuk e ke obligim. All-llahu i Madhëruar t’i ka Dhënë dymbëdhjetë apo dhjetë orë gjatë ditës dhe të ka Thënë që të punosh gjatë tyre punë të lejuara, në mënyrë të fitosh rriskun ditor. Mirëpo, ndër këto orë, ndaje një orë të vetme për Mua, domethënë gjashtëdhjetë minuta për pesë kohë të namazit. Andaj, askush nuk ka arsye të thotë se sot kam qenë i angazhuar dhe nuk jam falur me xhemat në Xhami. Kjo është pika e parë.

E dyta; nuk lejohet të ndenjurit zgjuar pas Namazit të jacisë; patjetër duhet të falësh jacinë në Xhami dhe të kthehesh në shtëpi. Nëse e ka zakon të hash darkë, e bën atë, pastaj e vendos kokën në jastëk dhe flen. Nëse vepron kështu, unë të garantoj se nuk do të iki Namazi i sabahut deri pas lindjes së diellit. Mirëpo, fatkeqësia e njerëzve sot është se, ata i ka sprovuar jeta e kësaj bote me bukuritë e saj. E veçanërisht, kësaj i ka ndihmuar edhe fatkeqësia më e madhe që është futur në shtëpitë e muslimanëve, televizori”.

(Silsiletu El-Huda ue En-Nurr, kaseta, 140)

Ky zë u postua te Fikhu. Faqeruani permalidhjen.

Lini një koment