Shejh Albani me shall, hipte mbi biçikletë

Shejh Albani thotë: Pasi ndërtova shtëpinë larg zonës urbane të Damaskut, dhe distanca për në bibliotekë u bë më e largët, atëherë bleva një biçikletë për të udhëtuar me të, dhe ishte hera e parë që banorët e Damaskut shihnin një skenë të tillë, që një shejh (hoxhë) me shall të hipte mbi biçikletë, prandaj u habitën nga kjo pamje. Ishte një revistë e quajtur ‘Për të qeshur dhe për të qarë’, që e botonte një person i krishterë, e cila e përmendi këtë skenë si një nga shakatë gazmore. Unë nuk u shqetësova aspak për këto gjëra të vogla, pasi gjithçka që më interesonte ishte: koha.”

Hoxhë Jeton Bozhlani

Postuar tek Jeta e Imam Albanit, Sjella e imam Albanit, Të ndryshme, Të tjerët për Imam Albanin | Etiketuar , , | Lini një koment

Kundërpërgjigjja e Imam Albanit ndaj atyre që e akuzojnë Ehli Sunnetin me irxha

Pyetje:
Shejkhu ynë! Janë shfaqur disa libra që flasin për çështjet e tekfirit, ku aty kanë përmendur disa argumente mbi çështjet e imanit, duke akuzuar me to se akidja e Ehli Sunnetit dhe Xhematit në këtë mesele/çështje është prej meseleve/çështjeve të murxhieve, dhe në to ata kanë përmendur një fjalë të Ibn Ibil Izz-it dhe të Tahauiut.

Cili është refuzimi i juaj rreth këtij dyshimi. Allahu jua shpërbleftë me të mira.

Përgjigje:
Refuzimi ynë është se së pari: khilafi/mospajtimi mes Ehli Sunnetit dhe murxhieve është i vërtetë dhe është rrënjësor/thelbësor, në dy aspekte.

Ehli Sunneti besojnë (e kanë akide) se veprat e mira janë prej imanit. Ndërsa murxhiet nuk e kanë këtë besim dhe deklarojnë se imani është pohim/deklarim me gjuhë dhe vërtetim/besim me zemër, kurse veprat e mira nuk janë prej imanit.

Me këtë ata (murxhiet) refuzojnë/kundërshtojnë tekste të shumta, të cilat nuk është e nevojshme t’i përmendim vetëm nëse do të jemi të detyruar.

Kjo është pika e parë në të cilën murxhiet e kundërshtojnë Ehli Sunnetin.

Pika e dytë, e cila degëzohet nga pika e parë, është se Ehli Sunneti thonë: ‘’Imani shtohet dhe pakësohet.‘’

Shtimi i tij bëhet/është me bindje/adhurime dhe pakësimi i tij bëhet/është me gjynahe.

Murxhiet e mohojnë këtë të vërtetë sheriatike dhe thonë se: ‘’Imani nuk shtohet dhe as nuk pakësohet.‘’

Andaj që, akuza e atyre për të cilët na tregove, dhe përgjegjësia bie mbi transmetuesin (e pyetjes), akuza e atyre shkrimtarëve në këtë kohë ndaj Ehli Sunnetit se ata janë murxhie në çështjen e Imanit, kjo tregon në mënyrë të prerë për dy çështje, ku më e ëmbla e atyre dyjave është e hidhur. Ose ata nuk e dinë këtë të vërtetë, ose bëjnë sikur nuk e dinë atë.

Si mund të akuzohet (me irxha) ai i cili thotë se imani e përfshin veprën e mirë dhe se imani shtohet dhe pakëstohet, si mund të akuzohen këta se janë murxhie?!

Ndërkohë që murxhiet e kundërshtojnë Ehli Sunnetin në thelb/bazë dhe thonë se imani nuk e përfshin veprën e mirë dhe nuk pranon as shtimin dhe as pakësimin, aq sa ata (murxhiet) transmetojnë nga njëri prej të mëdhenjve (dijetarëveve) të tyre, se ai thoshte: ‘’Imani im është si imani i Xhibrilit (alejhis selam!).‘’

Ky ndoshta mund të jetë i sinqertë me veten e tij, porse ai nuk është i sinqertë me tekstin e librit të Zotit të tij, kur ky thotë që: ‘’Imani im është si imani i Xhibrilit.‘’

Pra, ky beson se imani nuk ka lidhje me namazin, me adhurimin dhe me devotshmërinë dhe se ky është imani (sipas tij). Dhe se imani i cili është thejsht besim (dhe asgjë më tepër), nuk pranon (sipas murxhieve) shtim dhe pakësim.

Sepse imani nëse bie poshtë jekinit/sigurisë, në të futet dyshimi dhe pasiguria, atëherë ai nuk bën dobi.

Mirëpo imani, nuk e pranon ngurtësinë (të qenurit i pandryshueshëm), përkundrazi ai (imani) është si kjo drita dhe si ky vendi këtu, të cilit sa më shumë t’ia shtojmë ndriçimin aq më shumë ai përhapet dhe përhapet pa kufij.

Kështu që, akuzimi që i bëjnë ata Ehli Sunnetit, të cilët siç kuptohet nga pyetja, u bashkëngjiten khauarixhëve, të cilët thonë të njëjtën fjalë (duke akuzuar Ehli Sunnetin me irxha), dhe gjykojnë me kufr mbi ata që bëjnë/veprojnë ndonjë gjynah prej gjynaheve të mëdha, duke kundërshtuar kështu sa e sa tekste të shumta prej Kur’anit dhe Sunnetit.

Sa çudi, si e akuzojnë shumicën e muslimanëve prej Sahabëve, Tabi’inëve dhe pasuesve të tyre, për të cilët ka dëshmuar i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem!) se ata janë brezat më të mirë, pra, i akuzojnë ata se janë murxhie, dhe me këtë gjë (akuzë) ata kundërshtojnë shumë tekste nga Kur’ani dhe Sunneti.

Dhe kjo çështja, sipas mendimit tim, nuk ka nevojë për zgjerim në refuzimin e kësaj shpifje më tepër sesa përmenda pak më parë dhe besoj se kjo mjafton InshaAllah.

Burimi:
Vargu i ligjeratave
‘’Huda uen Nur‘’ 764/3

Përshtati:
Sulejman Kushi
4 Dhul Ka’deh 1445H – 12.5.2024

Postuar tek Akide, Grupacionet, Video | Lini një koment

Debati i Shejh Albanit me Esh’ariun

Debati i Shejh Albanit me Esh’ariun

Esh’ariu: Ju selefitë jeni vehabista që i jepni formë Allahut.

Shejh Albani: Lëre këtë mahbet po me trego pse ne i japim formë Allahut.

Esh’ariu: Sepse ju thuani se Allahu ka dorë.

Shejh Albani: Ne nuk po themi kështu, por Allahu kështu ka thënë për vetën e Tij.

Esh’ariu: Po qëllimi me dorë është fuqia e tij.

Shejh Albani: Përse po e komentoni kështu?

Allahu a nuk ka fuqi me tregu fuqin e Tij përveçse nëpërmjet dorës?

Esh’ariu: Po por nëse themi se Allahu ka dorë e perngjasojme atë me njeriun .

Shejh Albani: Po ne vertetojme se Allahu ka dorë, por edhe në themi se dora e Tij nuk i ngjason asgjëje.

Esh’ariu: Jo kur thua se Allahu ka dorë vetëm se i ke dhënë formë Allahut dhe e ke ngjasu me krijesa.

Shejh Albani: D.m.th Allahut nuk i ngjason asgjë apo? Tash të pyes unë ty.

Allahu a është i gjallë ?

Esh’ariu: Po patjetër.

Shejh Albani: E ti a je i gjallë?

Esh’ariu: Po.

Shejh Albani: Atëherë si ka mundësi ti me qenë i gjallë edhe Allahu i gjallë, si po e perngjason Allahun kështu?

Esh’ariu: Po jeta e Allahut dallon prej jetës sonë.

Shejh Albani: Ha ha ha rave në akiden tonë, e vertetove se Allahu jeton por mohove që ta perngjasosh jetën e Tij me jetën e krijesave ashtu si ne themi, e njëjta gjë e cila thuhet edhe për dorën e Tij dhe cilësit tjera.

Debati perfundoi, ju lutem lironi vendin për grupin tjetër.

Silsiletul huda ven nur (745).

Dr.AbdulMelik Besfort MAXHUNI

Postuar tek Akide | Lini një koment

• Bisedë mes El-Albanit (All-llahu e Mëshirofttë) dhe një vëlla rreth faljes së sabahut pas lindjes së diellit.

• Bisedë mes El-Albanit (All-llahu e Mëshirofttë) dhe një vëlla rreth faljes së sabahut pas lindjes së diellit.

Pyetësi: “O shejh, ka shumë njerëz dhe unë jam njëri nga ata, që për shkak të përtacisë e fal sabahun pas orës gjashtë, e nganjëherë edhe pas orës shtatë!”

Shejhu: “Përtacisë?! -O All-llah, me Ty mbrohem nga pamundësia dhe përtacia- (Hadith)

Përse nuk zgjohesh në kohë?”

Pyetësi: “Pasha All-llahun, kam fëmijë të vegjël në shtëpi dhe rrinë me mua deri në orët e vona të natës; pasha All-llahun, jo për gjë tjetër, të vërtetën e them! Ata rrinë me mua dy-tri orë, dhe ky është shkaku i vonimit të sabahut”.

Shejhu: “Nuk ka ndonjë shkak tjetër?”

Pyetësi: “Jo!”

Shejhu: “Në çfarë ore shtrihesh për të fjetur pas Namazit të jacisë?”

Ebu Lejla (njëri nga të pranishmit): “Ndoshta rri zgjuar duke shikuar televizorin”.

Shejhu: “Duro pak! Ne ia dhamë mundësinë për t’u shprehur, mirëpo…”

Pyetësi: “Në orën dhjetë, dhjetë e gjysëm”.

Shejhu: “Feja është këshillë. A mos po kuptoj nga fjalët e tua se ti i fal Namazet tjera në Xhami së bashku me xhematin e muslimanëve?”

Pyetësi: “Jo të gjitha”.

Shejhu: “Atëherë, çfarë përfituam? Le t’i lëmë njëherë Namazet tjera dhe le të fokusohemi te Namazi i jacisë. A e fal atë me xhemat?”

Pyetësi: “Jo gjithmonë”.

Shejhu: “Jo gjithmonë? Përse? A të pengojnë fëmijët?”

Pyetësi: “Jo o shejh. Nganjëherë nisem nga dyqani dhe jam me abdes. Kaloj pranë Xhamisë dhe e fal jacinë me xhemat. Do të thotë, varësisht nga koha. Mirëpo, në shumicën e kohës kthehem në shtëpi në kohën e akshamit, e ndërroj abdesin dhe ha darkë…”

Shejhu: “Nëse mundesh më shkurt; mua nuk më interesojnë këto detaje. Mua më intereson përse nuk e fal jacinë me xhemat?”

Pyetësi: “Njeriu angazhohet me punë të ndryshme; pasha All-llahun, shkujdesje nga ana ime!”

Shejhu: “Ah! Ti je krijuar për punë apo për adhurim?”

Pyetësi: “Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë”. (Edh-Dharrijjat, 56)

Shejhu: “Ah! E di dhe prapë sprapsesh? Përse? Për këtë arsye, unë të këshilloj ty dhe çdo musliman:;duhet të jesh i përkushtuar të falësh pesë Namazet; së pari, secilin Namaz në kohën e tij dhe së dyti, në Xhami me muslimanët e tjerë. Dhe assesi nuk i lejohet që të arsyetohet me angazhimin me punë për të mos u falur në Xhami, sepse punën në atë kohë nuk e ke obligim. All-llahu i Madhëruar t’i ka Dhënë dymbëdhjetë apo dhjetë orë gjatë ditës dhe të ka Thënë që të punosh gjatë tyre punë të lejuara, në mënyrë të fitosh rriskun ditor. Mirëpo, ndër këto orë, ndaje një orë të vetme për Mua, domethënë gjashtëdhjetë minuta për pesë kohë të namazit. Andaj, askush nuk ka arsye të thotë se sot kam qenë i angazhuar dhe nuk jam falur me xhemat në Xhami. Kjo është pika e parë.

E dyta; nuk lejohet të ndenjurit zgjuar pas Namazit të jacisë; patjetër duhet të falësh jacinë në Xhami dhe të kthehesh në shtëpi. Nëse e ka zakon të hash darkë, e bën atë, pastaj e vendos kokën në jastëk dhe flen. Nëse vepron kështu, unë të garantoj se nuk do të iki Namazi i sabahut deri pas lindjes së diellit. Mirëpo, fatkeqësia e njerëzve sot është se, ata i ka sprovuar jeta e kësaj bote me bukuritë e saj. E veçanërisht, kësaj i ka ndihmuar edhe fatkeqësia më e madhe që është futur në shtëpitë e muslimanëve, televizori”.

(Silsiletu El-Huda ue En-Nurr, kaseta, 140)

Postuar tek Fikhu | Lini një koment

VLERA E KOHËS TEK IMAM ALBANI!

#VLERA_E_KOHËS_TEK_IMAM_ALBANI!

🌺 Ka thënë dijetari i madh shqiptar, Muhammed Nasiruddin El Albani -Allahu e mëshiroftë-:

“Bleva nje biçikletë dhe për herë të parë banorët e Damaskut (në Siri) shikonin një shejkh me çallmë që ngiste biçikletë.

Ata u çuditën nga kjo pamje dhe në atë kohë ishte një revistë satirike me emrin “Për të qeshur, për të qarë”, të cilën e botonte një i krishterë.

Ai e përmendi këtë gjë me shaka në revistën e tij, unë nuk doja t’ia dija fare për këto gjëra të vogla, por ajo që më interesonte mua ishte vetëm #KOHA (pra shfrytëzimi i kohës)”.

📚 Silsiletu El Ehadijth Es Sahihah.

Postuar tek Citate, Këshilla nga shejh Albani, Thënie të imam Albanit | Lini një koment

Shejh Albani Allahu e mëshiroftë për hoxhallarët e Ez’herit

Shejh Albani Allahu e mëshiroftë për hoxhallarët e Ez’herit(Kairo në Egjipt).

Thotë: “Dijetarët e Ez’herit mund ta zotërojnë gjuhën arabe, tefsirin dhe taklidin klasik të medh’hebeve, por janë me të distancuarit nga Sunneti-veprimtaria e Muhammedit alejhi selam”.

Mevsuatul imami El Albani fil akideh (12/128,476,562).

Dr.AbdulMelik Besfort Maxhuni Allahu e Ruajtë

Postuar tek Personalitete | Lini një koment

Shejh Albani mbi publikimin e kasetave dhe librave nga joselefitë !

Shejh Albani mbi publikimin e kasetave dhe librave nga joselefitë
Fetawa Xhiddeh, nr.9, fundi i anës B


Pyetësi: Unë punoj me incizime islamike (audio kaseta). Kam pasur rastin të pyesja disa dijetarë rreth asaj që ka të bëjë me përgjegjësinë për publikimet e kasetave të disa prej atyre që nuk përshkojnë metodologjinë e Selefëve; ata, për shembull, u përkasin disa prej grupeve në skenë (të dawetit), si el-Ihwan el-Muslimîn apo etTeblîg, apo të ngjashme me këto. Disa prej tyre (dmth dijetarët) dhanë fetwa se unë hiç s’duhet të incizoj apo të publikoj këto kaseta, kurse disa të tjerë thanë:”Zgjidh prej tyre atë që e sheh si të përshtatshme dhe që nuk kundërshton metodologjinë e Selefëve”. Kështu, konfuzioni nuk më është larguar deri tani. E lus Allahun e madhërishëm që t’i japë fund këtij konfuzioni me atë që mendoni dhe na sugjeroni në këtë fushë. Allahu ju shpërbleftë me të mira.

Shejh Albani: Tek unë s’ka fije dyshime se qëndrimi i dytë që përmende nga dijetarët, është i sakti. “Urtësia është gjë e humbur e besimtarit. Kurdo që ai ta dëgjojë, e merr atë”. Ky hadith, ndonëse është hadith i dobët, s’është i saktë. Disa persona, të ngazëllyer me këtë (thënie), e shkruajnë në tabela dhe e varin atë si pikturë në dhoma me supozimin se ky është një hadith nga pejgamberi (salallahu alejhi ue selam), kurse kjo s’është vërtetuar…

Mirëpo, ne e llogarisim këtë si urtësi, meqë ne, kur ta gjejmë atë, veprojmë sipas saj dhe nuk mbajmë fanatizëm ndaj qëndrimit tonë, duke marrë parasysh fanatizmin e ithtarëve të qëndrimeve tjera. Ne jemi pasues të së vërtetës, kudo që të gjendet kjo e vërtetë dhe prej kujtdo që të na vjen. Urtësia është një gjë e humbur e besimtarit; kudo që ta gjejë, ai e merr atë. Nëse ajo vjen apo nëse ti e lexon një artikull a një hulumtim akademik të bërë nga një grup nga grupet që, fatkeqësisht, nuk përshkojnë metodologjinë e Selefëve, por përmban rikujtim të ajeteve të Allahut … të disa haditheve të vërteta nga i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selam), s’ka gjë që e pengon publikimin e këtyre hulumtimeve nëpërmjet incizimeve për sa kohë që ato nuk përmbajnë diçka që kundërshton Librin, Sunetin dhe metodologjinë e Selefëve. Dhe ky problem, në fakt, s’është i kufizuar vetëm tek incizimet, por shkon përtej kësaj dhe përfshin shkrimet, gjë që është më e përhapur sesa këto incizime.

Pra, a është në rregull që një botues apo një shitës librash të botojë atë që s’është sipas metodologjisë së Selefëve? A i lejohet atij që të shesë libra të këtillë? Përgjigja: S’ka libër pa ndonjë të metë.

Sigurisht që në këtë shqyrtim duhet marrë parasysh dy gjëra. Gjëja e parë është se libri – po ashtu dhe incizimi – të mos thërrasë për tek një metodologji që kundërshton metodologjinë e Selefëve. Së dyti, e drejta në të të jetë më e shumtë sesa e gabuara.

Përndryshe, cili prej nesh s’është siç ka thënë Imam Maliku – Allahu e pastë mëshiruar –
se s’ka njeri veçse refuzon dhe refuzohet, përveç banorit të këtij varri (dmth pejgamberit, alejhi-selam). Kështu, është obligim që këto dy parime të kihen parasysh lidhur me incizimet dhe botimet e librave si dhe shitjen e tyre. Meqë ti pyete për incizimet që nuk përmbajnë kundërshti ndaj metodologjisë së Selefëve, atëherë nuk shoh diçka që do ta pengonte publikimin e këtij incizimi thjesht për shkakun se ai që po flet në të s’është selefî me metodologji, por një khalefî apo një partizan, apo çfarëdo që i ngjan kësaj.

Kjo është ajo që kërkohet në dije, në drejtësi dhe në orvatjen për të afruar dallimet mes grupeve islamike të sotshme që, fatkeqësisht, janë të pranishme. Kjo është një përmbledhje e asaj çfarë kam si përgjigje në atë çfarë pyete.

Pyetësi: Për të përmbyllur këtë çështje, disa nga ata që flasin me ndalimin në këtë çështje, thonë se në publikimin e fjalimit apo të një kasete nga këta njerëz ka rekomandim për metodologjinë e tyre, sikur ai (i cili publikon) është i kënaqur me gjithçka që ata thonë.

Shejh Albani: Besoj që kjo është e tepërt. Nëse ne e ngarkojmë një person që të shkruajë një broshurë me hadithe të dhikrit nga Sahih el-Buhari dhe ai s’është selefi në metodologji, si bëhet që kjo ta vërtetojë atë (metodologjinë e tij)? Cila është lidhja mes publikimit të kësaj broshure dhe ndihmesës ndaj metodologjisë së tij? Jo, ne e ndihmojmë metodologjinë e tonë me publikimin e broshurës së tij, sepse ai përshkoi rrugën tonë në përzgjedhjen e asaj që është autentike nga pejgamberi jonë (salallahu alejhi ue selam). Besoj që kjo është e tepërt, dhe Allahu e di më së miri.

Postuar tek Metodologji, Pyetje dhe përgjigje | Lini një koment

Cili është gjykimi fetar për të kërcyerit e femrave midis tyre ?

Cili është gjykimi fetar për të kërcyerit e femrave midis tyre ?

Pyetje:
Dhe një pyetje tjetër o Shejkh! Cili është gjykimi fetar për të kërcyerit e femrave midis tyre?

Përgjigje:
Gjykimi për çfarë?

Pyetësi:
Të kërcyerit e femrave midis tyre.

Përgjigje:
Nuk ka kërcim, as midis grave e as midis burrave. Pra, as burrat me burrat dhe as gratë me gratë.

Sepse kërcimin/vallen e shoqërojnë shumë gjëra negative, nga të cilat muslimani duhet të jetë larg tyre, veçanërisht gratë, të cilat shfaqin pjesë të trupit të tyre kundrejt njëra-tjetrës. Kjo gjë nuk është e lejuar sipas Islamit.

Ajo çfarë lejohet për gratë dhe veçanërisht nëpër dasma, është të kënduarit këngë e cila është e pastër dhe fisnike. Në të cilën nuk ka fjalë të pamoralshme dhe të mos jetë prej këngëve që i këndojnë fasikët/të prishurit dhe këngëtarët bashkohorë.

Porse ajo duhet të ketë kuptim të mirë. Ashtu siç ka ardhur në hadithin e Aishes (Allahu është i kënaqur me të!) kur e pyeti i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem!):

‘’Prej nga po vjen oj Aishe?‘’

Ajo tha: ‘’Prej një dasme të Ensarëve.‘’

Ai tha: ‘’A kënduat, sepse Ensarët e duan të kënduarit?‘’

Ajo tha: ‘’Çfarë të themi/këndojmë o i Dërguari i Allahut?‘’

Ai tha: ‘’Thoni! Ne ju erdhëm ne ju erdhëm, na përshëndesni ju përshëndesim.‘’

A ka diçka të keqe në këto fjalë? Nuk ka asgjë të keqe.

‘’Ne ju erdhëm ne ju erdhëm, na përshëndesni ju përshëndesim. Nëse nuk do të ishte gruri i zi nuk do të shëndosheshin/rriteshin virgjëreshat e juaja‘’

Fjalë të mira (jo me kuptim të keq) dhe të pastra. Nëse kënga është si kjo, atëherë nuk ka problem.

Pyetësi:
Nga këtu del/lind një pyetje o Shejkh! Kur ju na treguat dhe thatë se, kur e pyeti Atë i Dërguari (salallahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem!) ‘’Prej nga po vjen oj Aishe?‘’ A mund të kuptohet prej kësaj se Ajo ka dalur prej shtëpisë së saj pa lejen e Tij?

Përgjigje:
Jo! Ajo ka dalur me lejen e Tij. Ndoshta leja ishte e përgjithshme dhe Ajo ka lëvizur nga një shtëpi në një shtëpi tjetër. Ajo kurrë nuk mund ta bëjë diçka të tillë…

Autor:
Imam Albani
(Allahu e mëshiroftë!)

Burimi:
Vargu i ligjeratave
‘’Huda uen Nur‘’ 132/9

Përshtati:
Sulejman Kushi
15 Rabi’unil Eu-uel 1444H – 11.10.2022

Postuar tek Motra Muslimane, Pyetje dhe përgjigje, Të ndryshme, Video | Lini një koment

Pyetjet dhe përgjigjet janë prej mënyrave të mësimit të diturisë

Pyetjet dhe përgjigjet janë prej mënyrave
të mësimit të diturisë

Me të vërtetë falënderimi i takon Allahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga Allahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon Allahu s’ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s’ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s’ka të Adhuruar tjetër i cili e meriton të Adhurohet përveç Allahut, i Cili është Një dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.

‘’O ju që keni besuar, frikësohuni Allahut me një frikë të vërtetë dhe mos vdisni vetëmse duke qenë muslimanë! Ali Imran: 102‘’

‘’O ju njerëz! Kini frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje dhe nga ajo krijoi palën e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e gra. Dhe keni frikë Allahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruani lidhjet farefisnore, se me të vërtetë Allahu është Mbikqyrës mbi ju. Nisa: 1‘’

‘’O ju të cilët keni besuar, kini frikë Allahun dhe thuani fjalë të drejta. Ai (All-llahu) ju mundëson të bëni vepra të mira, jua shlyen mëkatet e juaja, e kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, me të vërtetë që ka fituar një fitore të madhe. Ahzab: 70:71‘’

Nuk ka dyshim se fjala më e mirë është fjala e Allahut, kurse udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhammedit (salallahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem!). Veprat më të këqia janë ato të shpikurat, çdo shpikje është bidat dhe çdo bidat është humbje dhe çdo humbje të çon në zjarr.

Mënyrat e mësimit dhe të kërkimit të dijes janë të shumta dhe të llojllojshme. Prej tyre është dhe mënyra/forma konkrete e cila është përmendur në librin e Allahut dhe në hadithin e të Dërguarit të Allahut (salallahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem!), dhe e cila është, mënyra/forma e pyetje-përgjigjeve.

Allahu i Lartësuar ka thënë në librin e Tij.

فَاسْأَلُوا أَهْلَ الذِّكْرِ إِن كُنتُمْ لَا تَعْلَمُونَ

‘’Pyetni Dijetarët nëse nuk e dini. Nahl 43‘’

Gjithashtu thotë:

فَاسْأَلْ بِهِ خَبِيرًا

‘’Pyete Atë, sepse Ai është i Mirënjohuri për gjithçka. Furkan 59‘’

I Dërguari i jonë (salallahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem!) ka thënë në ndodhinë e njohur dhe e transmetuar në ‘’Sunen‘’:

ألا سألوا حين جهلوا فإنما شفاء العي السؤال

‘’Pse nuk pyetën kur nuk e dinin?!
Shërimi i injorancës është pyetja.‘’

Ai (salallahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem!) e tha këtë, kur njëri prej Sahabëve u plagos në një përleshje në të cilën luftoi bashkë me Sahabët e Pejgamberit (salallahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem!), u plagos me plagë të shumta në trupin e tij. Më pasë, gjatë natës (në gjumë) u bë xhunub, dhe në mëngjes (kur u çua nga gjumi) pyeti ata që gjendeshin për rreth tij, se a ka ndonjë lehtësim për të në mënyrë që të mos marri gusël për shkak të plagëve të shumta. Iu përgjigjën duke i thënë se; me patjetër duhet të marrësh gusël. Mori gusël dhe ajo ishte sebepi i vdekjes së tij. Kur lajmi/ngjarja i/e tij, arriti tek i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem!), u nxeh shumë dhe tha:

قتلوه قاتلهم الله ألا سألوا حين جهلوا فإنما شفاء العي السؤال

‘’E vranë, Allahu i vraftë! Pse nuk pyetën kur nuk e dinin?!
Shërimi i injorancës është pyetja.‘’

Pra, kurimi i mosdijes/injorancës cili është? Cili është kurimi dhe ilaçi i saj? Pyetja!

Kërkimi i diturisë me anë të pyetjeve dhe përgjigjeve është shumë herë më i dobishëm se sa dhënia e ligjeratave apo e mësimeve fikhije, sepse në këto mësime, mund të ketë disa gjëra që nuk i interesojnë atyrë që po dëgjojnë. Ndërsa pyetjet, i parashtron çdo njeri, rreth gjërave të cilat atij i interesojnë në jetën e tij apo në çështjet e adhurimeve të tij.

Me këtë metodë ne kemi hecur prej dhjetra vitesh, duke i dhënë mundësinë vëllezërve tanë prej nxënësve të dijes që të drejtojnë/bëjnë pyetjet e tyre dhe ne tu kthejmë atyre përgjigjet me aq sa na e ka mundësuar Allahu dhe nëse kemi dije për ato përgjigje. Në të kundërtën sikur dhe e dini që, gjysma e dijes është, nuk e di. Duke u bazuar në këtë (çfarë thamë), le të urdhërojë vëllai i cili është përgjegjës me vazhdimin e pyetjeve.

Autor:
Imam Albani
(Allahu e mëshiroftë!)

Burimi:
Vargu i ligjeratave
‘’El-Fetaual Imaratijje‘’ 1/1

Përshtati:
Sulejman Kushi
5 Xhumadal Ula 1444H – 29.11.2022

Postuar tek Pyetje dhe përgjigje, Video | Lini një koment

Të mos e ndaloj njeriun që ta thotë të vërtetën !

I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

لا يَمنَعَنَّ رَجُلاً هَيبَةُ النَّاسِ أن يقول بحقٍّ إذا عَلِمَهُ

“Turpi dhe pozita tek njerëzit, të mos e ndaloj njeriun që ta thotë të vërtetën nëse ai e di saktë atë!”

🔹Hadithologu i kohës, Imam Albani (Allahu e mëshiroftë!), ka thënë:

“Nga ky hadith konkludojmë se, është e ndaluar fshehja e të vërtetës për shkak të frikës nga njerëzit apo për shkak të lakmisë ndaj gjërave të kësaj bote. Kushdo që e fsheh të vërtetën duke u frikësuar nga njerëzit se do t’i bëjnë dëm atij në ndonjë formë çfarëdo qoftë ajo, siç është rrahja, fyrja, humbja e furnizimit, frika se nuk do respektohet më pastaj etj., e gjithë kjo bën pjesë në ndalesën e lartëcekur dhe është në kundërshtim me porosinë e Pejgamberit ﷺ.

Nëse themi kështu për atë të cilin e di të vërtetën porse e fsheh atë, çfarë mund të themi në lidhje me atë të cilin nuk mjaftohet vetëm me kaq, porse shkon tutje duke dëshmuar diçka të kotë kundë muslimanëve të pafajshëm, shpif ndaj tyre në çështje të fesë e posaqërisht në çështje të besimit, duke u bashkuar me kundështarët tjerë, apo e bën këtë nga frika në mos etiketohet edhe ai se, është duke psuar të kotën nëse nuk ju bashkohet atyre në lajthitjet dhe shpifjet e tyre!!!

O Allah, na bëj të qëndrueshëm në të vërtetën! E nëse do që t’i sprovosh robërit e tu, atëherë na merr tek Ti të pa rënë në sprovë!”

📘Silsiletus-Sahiha, hadithi 168.

Hoxhë Usame Morina

Postuar tek Fikhu, Hadith, Hadithe Sahih, Të ndryshme | Lini një koment