A justifikohet njeriu me injorance në çështjet e akides?


🔴👉 A justifikohet njeriu me injorance në çështjet e akides ⁉️

Pyetet shejkh El-Albanij ( Allahu e mëshiroftë) :-

Pyetësi thotë :- Fjala është për justifikimin me injorance në akide. Ka prej atyre që thonë se njeriu justifikohet me injorance dhe ka prej tyre që thonë jo. Dhe janë shkruar shumë libra për kêtë çêshtje. Shpresojmë të informohemi në këtë çështje .

Përgjigjet shejkh Albani :- Nuk është e saktë të thuhet se njeriu justifikohet me injorancë në mënyrë apsolute apo që nuk justifikohet në mënyrë apsolute. Të dyja ( këto thënje) janë gabim ,por patjetër ka nevojë për shpjegim .

⤵️ Pastaj shejkhu e shpjegoi me një shpjegim të zgjeruar derisa tha :-

➡️ Në qoftë se dikush jeton në Jordani , ose siri ose Egjipt ,shumica e ulemave atje nuk e dinë këtë akide nê mënyre të veçantë( Shejkhu ka qëllim akiden se Allahu është në qiell dhe mos teuilin e sifateve) , dhe as akiden selefije në mënyrê të përgjithshme. A justifikohen muslimanët që jetojnë në këto vende ? Themi se po ( justifikohen)

جامع تراث الألباني في العقيدة 738/5 📗

Julian Korriku

Ky zë u postua te Akide. Faqeruani permalidhjen.

Lini një koment