MOS SHKËPUTJA E LIDHJEVE-BOJKOTI


💎Këshilla e shejkh Albanit, Allahu e mëshiroftë, për selefijt, që mos t’i shkëpusin lidhjet, mos t’i kthejnë shpinën njëri-tjetrit si dhe mos të kenë haset njëri-tjetrin💎

“Ka disa hadithe të sakta për të cilat gjithashtu kemi nevojë që t’i përkujtojmë duke i praktikuar, dhe jo vetëm t’i dimë si teori dhe si dije, e kjo është fjala e tij -sal-lAllahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem:

“لا تقاطعوا ولا تدابروا ولا تباغضوا ولا تحاسدوا وكونوا عباد الله إخوانا، ولا يحل لمسلمٍ أن يهجرَ أخاهُ فوقَ ثلاث”

“Mos e bojkotoni njëri-tjetrin, mos e armiqësoni njëri-tjetrin, mos e urreni njëri-tjetrin, mos kini haset ndaj njëri-tjetrit, por jini robër të Allahut – vëllezër. Nuk i lejohet muslimanit ta bojkotojë vëllanë e tij më shumë se tre ditë.”

Përse e bojkoton atë? Nga urrejtja dhe nga haseti, jo për ndonjë çështje sheriatike, pra, jo se ai kundërshtoi Allahun dhe të Dërguarin e Tij, porse më e keqja që mund të thuhet është: se ai e ka kundërshtuar Allahun dhe të Dërguarin e Tij, për shkak të keqkuptimit të tij sipas meje, porse ai nuk e shfaq gjynahun haptazi, ai nuk beson se ajo është gjynah, e më pas vazhdon në mosbindjen ndaj Allahut azze ue xhel-le, pastaj vjen dikush prej nesh edhe e bojkoton atë, ky padyshim se është bojkotim i ligjshëm, porse bojkotimi në aspektin e kundërshtimit në mendime dhe kundërshtimit në kuptime, ky është bojkoti që ndalohet në fillim të këtij hadithi:

“لا تقاطعوا ولا تدابروا ولا تباغضوا ولا تحاسدوا “

“Mos e bojkotoni njëri-tjetrin, mos e armiqësoni njëri-tjetrin, mos e urreni njëri-tjetrin, mos kini haset ndaj njëri-tjetrit.”

Gjithashtu kjo vepër, apo kjo cilësi e cila është haseti, është prej gjërave që kanë depërtuar edhe midis disa vëllezërve tanë selefij.

Diku në disa vende ndonjëherë ndodhin grindje se kush do të ligjërojë, apo kush do të mbajë mësim, Bekri apo Umeri!!

Jo, unë jam më parësor, jo, ai është më parësor!

O xhemat frikësohuni Allahut për vetet tuaja, nëse është ndonjëri që ka diçka prej njohurive dhe dijes, dhe do që të përhapi atë që di në mesin e njerëzve, atëherë lëreni të flasë, dhe ndihmojeni atë në këtë nismë, dhe mos i shikoni vetet tuaja si superiorë dhe kryelartë ndaj tij, sepse ti mendon se ai ka dije më pak se ti, porse ndoshta ai e përmbys rezultatin, e kështu fillon përçarja, fillojnë grindjet, pastaj ndodhin këto gjëra të cilat i ndaloi i Dërguari – alejhi salatu ue selam- në këtë hadith të saktë:

لا تقاطعوا ولا تدابروا ولا تباغضوا ولا تحاسدوا وكونوا عباد الله إخوانا، ولا يحل لمسلمٍ أن يهجرَ أخاهُ فوقَ ثلاث

“Mos e bojkotoni njëri-tjetrin, mos e armiqësoni njëri-tjetrin, mos e urreni njëri-tjetrin, mos kini haset ndaj njëri-tjetrit, por,

jini robër të Allahut vëllezër, nuk i lejohet muslimanit të bojkotojë vëllanë e tij, më tepër se tre ditë.”

Ky bojkot obligohet të ndërpritet dhe të përfundohet; ky hadith në realitet është prej mëshirës së Allahut –azze ue xhel-le- ndaj robërve të tij, për shkak se Ai nuk e ndaloi bojkotin në mënyrë absolute, porse i la hapësirë disa njerëzve (me zemra) të sëmura që ta shuajnë zemërimin, urrejtjen dhe hasetin, për tre ditë, i mjafton njeriut që të shuajë zemërimin e tij brenda këtyre tre ditëve, i është lejuar kjo gjë, ama nëse bojkoti zgjat më tepër se tre ditë atëherë (bojkotuesi) hyn në harram.

Sikurse do të përmendim disa hadithe të sakta, që ai me këtë vepër, d.m.th nëse tejkalon më tepër se tre ditë, gjatë të cilave Ligjvënësi ia lejoi atij të bojkotojë, atëherë ai meriton të futet në zjarr.”

💿Burimi: https://youtu.be/rIKe005ml54

Përktheu: Muhamed Kallashi

Ky zë u postua te Metodologji. Faqeruani permalidhjen.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s