VEPRA E SINQERTE DHE KUR PRANOHET AJO


Pyetje:Kur është një veper salih (e drejtë) apo kur pranohet një veper?

Përgjigje:Kur një veper është e mirë dhe e dëshiruar mund të njihet nga Kur’ani dhe Sunneti. Që një veper (nga All-llahu) të pranohet, duhen përmbushur dy kushte:

Së pari, vepra duhet të bëhet me nijetin për ta bërë këtë vetëm për All-llahun (Ikhlas).

Së dyti, vepra duhet të jetë në përputhje me Kur’anin dhe Sunnetin.

Nëse njëra nga këto kushte nuk plotësohet, vepra nuk është i drejtë dhe nuk dëshirohet. Allahu thotë: “… Kush tani shpreson takimin me Zotin e vet, duhet të veprojë me drejtësi (salih) dhe të mos bashkohet me askënd në shërbim të Zotit të tij (Atij).” (Surja El-Kahf: 110).Allahu azze ue xhel ka urdhëruar që vepra duhet të jetë salih. Kjo do të thotë se ajo duhet të përputhet me Sunetin. Ai pastaj theksoi se duhet vetëm të kërkojë sinqerisht prej Tij dhe të mos bashkoj(adhurimin) asgje me Të (Allahun).Ibn Kethiri, rahimahullah, ka thënë: “Këto dy kushte janë shtyllat kryesore që një veper të pranohet. Vepra duhet t’i drejtohet sinqerisht vetëm Allahut dhe duhet të jetë në përputhje me Sunetin e Profetit salallahu alejhi ue selem (duhet të bëhet ashtu siç bëri ai salallahu alejhi ue selem).” Fjalë të ngjashme i ka thene edhe Kadi Ijadi.

Shejh Albani, rahimahullahNga libri “Tevesul”, botimi i parë.

Ky zë u postua te Akide. Faqeruani permalidhjen.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s