Mendimi i shejkh Albanit, rahimehullah, rreth përvetësimit së rukjes si zanat/profesion


Nuk transmetohet diç e saktë nga Pejgamberi, alejhis selam, nga muhabetet e fundit qe po i dëgjojmë nga ata qe kane përvetësuar zanatin e rukjes për te goditurit (me mësysh, siher..). Unë mendoj se përhapja e këtij zanati nuk është prej sheriatit (fesë), as nga afër e as nga larg. Përkundrazi, unë e konsideroj këtë nga risitë (shpikjet), sepse ata që e kanë përvetësuar këtë zanat; te sinqertit e tyre thonë: (Unë kam për qellim shpërblimin, kurse të tjerët duan dynjanë (shpërblimin e saj) por jo Ahiretin.

I pari, hyn në gjërat e shpikura që i Dërguari, alejhis selam ka ndaluar prej tyre, me ndalim te përgjithshëm, sikurse fjala e tij “Kujdes (largohuni) nga gjerat e shpikura, sepse çdo shpikje është bidat (risi ne Fe), e çdo risi është devijim, e çdo devijim të çon në zjarr”.

Andaj, marrja e këtij zanati si afrim te Allahu i madhërishëm, na mjafton ta kuptojmë atë si Bidat se ajo nuk ekzistonte tek brezat e parë (sahabet, tabiinet..etj.), dhe nga këtu apelojmë se 《Çdo e mirë është në pasimin e selefit, kurse çdo e keqe është ne shpikjet e të mëvonshmëve》.

Kurse (te dytët), nëse kanë për qellim arritjen e dynjasë dhe tubimin e saj, atëherë padyshim se kjo është zanat josheriatik, sepse te tillët -me këtë qellim dynjaje- që e përvetësojnë këtë zanat nuk ndalen tek kufijtë e sheriatit. Pra, nuk mjaftohen vetëm me lexim, gjë e cila është e njohur, dhe s’ka nevojë për shpjegim: sepse ndodh që të përdorin goditje të rënda (ndaj të sëmurit), saqë ka arritur çështja që të përdorin edhe rrymën…dhe…dhe…dhe…e tjera…

Pastaj, është edhe zinxhiri tek rukjegjiu, saqë në këtë zanat kanë hyrë edhe gjynahqarët, mëkatarët e mëkataret e shumë te tjerë…

Përktheu: hoxhë Zejd Haziri (FB)

Ky zë u postua te Uncategorized. Faqeruani permalidhjen.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s