Vdekja e shejkh Albanit (Allahu e mëshiroftë)


Nga shejkh Abdulmuhsin el-Abad

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

Të gjitha falënderimet dhe lavdërimet i takojnë Allahut, Krijuesit të Gjithësisë. Paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi robin e Tij dhe profetin tonë Muhamed, mbi familjen dhe shokët e tij. E më pas:

Para se të fillojmë mësimin, dëshirojmë të përmendim thënien e të dërguarit të Allahut, një hadith autentik të cilin e transmeton Abdilah ibn Amr ibn al-As, Allahu e mëshiroftë,  

” Allahu nuk e merr diturinë, duke e marrë nga gjokset e njerëzve, por Allahu e merr diturinë duke i marrë dijetarët.”

Ky hadith tregon rëndësinë e dijës dhe pozitën e lartë të dijetarëve, vdekja e të cilëve (nënkupton) marrjen e diturisë. Vërtetë se Allahu nuk e merr diturinë duke e nxjerr atë nga zemrat e njerëzve, që do të thotë se dikush që ka pasur dituri papritmas nuk e ka më atë dituri, por Ai e merr diturinë me vdekjen e dijetarëve.  Dhe Ai,  صلى الله عليه و سلم  ka thënë: “Dijetaret janë trashëgimtarë të pejgamberëve. Pejgamberët nuk kanë lenë trashëgimi as dinarë dhe as dërhemë, por kane lënë dije, prandaj kush e merr atë, ka një fat te madh.”

Kjo është pozita e dijetareve. Profeti i përshkroi ata si trashëgimtarë të profetëve. Dhe sa trashëgimi e bekuar, trashëgimia e diturisë së dobishme, dituri ligjvënëse e bazuar në Librin e Allahut dhe Sunetin e të dërguarit, sepse kjo është dije a vërtetë, dija e Librit të Allahut dhe Sunetit.

Vdekja e dijetareve siç dihet dhe siç ka ardhur nga disa thënie të njerëzve të dijes, është humbje e madhe për muslimanët (sidomos) nëse ata janë dijetarë tek të cilët njerëzit i parashtrojnë çështjet e tyre, përfitojnë prej tyre, janë ata (dijetarët) të cilët i këshillojnë (njerëzit), atëherë kjo vërtetë është një humbje e madhe për ta. Dhe ajo që ndodhi mbrëmë ishte vdekja e një dijetari të madh, një dijetari të njohur të hadithit, dijetari Muhamed Nasuridin el Albani, Allahu e mëshiroftë dhe e faltë atë.

Vërtetë se ai ishte një dijetar i madh, dijetar i njohur i hadithit dhe ai bëri një përpjekje dhe punë të madhe duke i shërbyer në shërbim të sunetit dhe hadithit të të dërguarit të Allahut, صلى الله عليه و سلم , duke i sqaruar burimet e haditheve dhe librave ku ai i shpjegon nivelin e haditheve autentike dhe atyre të dobëta.

Prej atyre librave është edhe ky libër të cilin ne jemi duke e studiuar tani, e që është Suneni i Ebu Davudit, në këtë libër dhe libra të tjerë shihet arritja e tij për të përcaktuar se cilat (hadithe) janë  autentike e cilat janë të dobëta.

Përpjekjet e tij ishin të jashtëzakonshme dhe shërbimi i tij ndaj sunetit është mjaft i njohur, nxënësi i dijes nuk mundet pa iu kthyer librave të tij sepse në to ka dije të begatshme. Vdekja e një dijetari të këtillë, në të vërtetë është një fatkeqësi për muslimanët.

E lusim Allahun e Madhërishëm i cili merr dhe jep, ti kompensojë muslimanët me të mira dhe tu garantoj myslimaneve suksese nga e cila rrjedh lumturia e tyre dhe tu garantoj nxënësve të dijes sukses në arritjet e tyre dhe në kërkimin e diturisë dhe të kuptuarit (e drejt). Vërtetë se Allahu i Madhërishëm është më Bujari.

Veprat e tij janë të njohura dhe të shumta, dhe ju nuk do gjeni shumë librari pa librat e tij sepse ato janë me qindra, disa janë të gjata, disa janë të ngjeshura dhe disa janë të ndërmjetme.

Si përfundim, vdekja e dijetareve të ngjashëm me këtë dijetar konsiderohen një humbje e madhe për muslimanët.         

E lusim Allahun ti kompensojë muslimanët me të mira dhe tu garantoj nxënësve të dijes sukses në arritjet e tyre dhe në kërkimin e diturisë dhe të kuptuarit (e drejt). Vërtetë se Allahu i Madhërishëm është më Bujari.

Ai Allahu e mëshiroftë, kishte disa mendime të cilat ne i konsiderojmë të  gabuara, megjithatë ato janë të vockla në krahasim me begatinë e mendimeve të sakta dhe mirësinë me të cilën ai erdhi, me dobitë ndaj myslimaneve duke i shërbyer sunetit të Mustafait. Çështjet për të cilat ne mendojmë se ai ka gabuar janë nga ixhtihadi i tij dhe ai do të shpërblehet për ixhtihadin e tij. Megjithatë kjo nuk i jep askujt të drejtën të nënvleftësoj diturinë dhe kontributin e tij. Vërtetë se ai ishte nga dijetaret e kësaj kohe i cili i shërbeu sunetit të të dërguarit të Allahut.

Në gjysmën e parë të këtij viti, 1420 hixhri, muslimanët humben para tij një dijetar të madh, një Rabani. Kështu e vlerësojmë ne atë dhe ne nuk e lavdërojmë askënd me tepër se Allahun, e ai është shejhku eminent Abdulaziz bin Baz, Allahu e mëshiroftë. Pra, në muajin e parë të kalendarit hixhri, vdiq dijetari eminent Abdulaziz bin Baz, Allahu e Mëshiroftë, ndërsa në gjysmën e dytë të këtij viti vdiq dijetari i hadithit, shejkh Muhamed Nasuridin el Albani. Allahu e mëshiroftë.  Dhe në mes të këtyre dy vdekjeve ishte vdekja e Shejkh Atije Muhamed Salim, Allahu e mëshiroftë. Pra ne gjatë këtij viti i humbëm këta dijetar.

E lusim Allahun e Madhërishëm t’i fal ata, tua fal gabimet dhe t’ua rris gradat! Vërtetë se ne i konsiderojmë këta dy dijetarë (Albanin dhe Bin Bazin) nder dijetaret e mëdhenj të cilët kishin interesim dhe vendosmëri prej të cilëve na erdhën shumë begati për Islamin dhe muslimanët.

Përktheu: Ebuensarij Avni ibn Tahir Xhemajli

Burimi: https://youtu.be/pr0cHFDHX8g

Ky zë u postua te Të tjerët për Imam Albanin. Faqeruani permalidhjen.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s