Forma dhe orbita e tokës -pjesa e parë


Forma dhe orbita e tokës 

Imam Albani (Allahu e mëshiroftë) – pjesa 1

Burimi: Silsilat ul-hudā wa nnūr ~ kaseta nr. 435 & 436

“Toka është e rrumbullakët [1] dhe çështja se a është toka e rrumbullakët apo e rrafshët nuk është nga punët që lidhen me imanin e as me veprat, ashtu që të jetë obligim për Muslimanin t’a njoh vendimin Islamik në lidhje me të dhe nëse kjo dije është e lidhur me veprat atëherë t’a adhuroj Allahun me të sikur me të gjitha adhurimet tjera, ose që ai të besoj në të me thellësinë e zemrës së tij dhe shpirtit të tij po qe se është një besim që çdo Musliman është i urdhëruar të besoj.

Përkundrazi, kjo është një çështje që mund të kuptohet në dy mënyra (të ndryshme) nga spjegimi i ajeteve në Kur’anin e Lartësuar. Dhe pa dyshim – sikur në të gjitha çështjet – njëri mendim do të jetë i saktë dhe tjetri i gabuar.

Kështu që, kushdo që bën ixhtihad [2] përderisa është i thirrur ta bëj atë – dhe kushti i parë për t’u kualifikuar për të bërë këtë është dija e gjuhës Arabe – atëherë pavarsisht a e ka mirë apo keq, kanë shpërblim, ai që e ka mirë ka dy shpërblime e ai që e ka keq ka një shpërblim [3]. Dhe këto ajete që kanë ardhur në lidhje me tokën, në lidhje me atë se a lëvizë, a është e rrumbullakët apo nuk lëvizë – nuk ka ndonjë tekst deciziv që përkrah njërin mendim nga të dy mendimet. Kështu që, ne tham se kjo nuk është çështje që lidhet me imanin për të cilin duhet të ketë konzensus siq kemi në lidhje me akiden nga selefi (të parët e mirë).

Mund të kuptohet nga disa ajete të Kur’anit të Lartësuar në lidhje me këtë çështje se toka është e rrafshtë dhe që nuk lëvizë dhe mund të kuptohet nga disa ajete tjera që toka lëvizë nëpër orbitë. Dhe ky kuptimi i dytë dipas mendimit tonë peshon më rëndë dhe pajtohet me realitetin natyral që çdo person nga njerëzit e percepton të jetë i vërtetë, pavarsisht a është Musliman apo jo Musliman.

Dhe na mjafton neve t’a dimë që nuk ka ndonjë argument vendimtar në lidhje me këtë çështje me ata të cilët insistojnë në kundërshtimin e asaj që është vendosur dhe njohur shkencorisht sot: që toka lëvizë (rreth vetë) dhe në orbitë rreth diellit. Kjo është e mjaftueshme, duke ditur që nuk ka ndonjë tekst që e kundërshton këtë ide ose këtë mendim astronomik, që shumë prej dijetarve Musliman që i’u është dhënë dije e madhe – siq janë Shejkhul Islam ibn Tejmije (për të cilin ne selefit [4]) besojmë që është prijës në dijen e Kur’anit dhe Sunnetit dhe Ibn Kajjim el Xheuzijeh, duke mos përfshi edhe të tjerët – besonin të kundërtën e asaj që thuhet sot bazuar në disa ajete nga Kur’ani siq është ajeti “Dhe kodrat ia përforcoi.” [5] ose ajeti “E pastaj tokën e sheshoi.” [6] dhe ajetet të ngjashme. Ata nuk e kishin kuptuar që kishte një mendim në kundërshtim me këtë mendim nga ajetet e Kur’anit dhe pastaj nga faktet shkencore dhe astronomike.

Dhe ajetet e tilla që i përshkruan kodrat karshi tokës të jenë sikur spirancat karshi anijeve nuk len të nënkuptohet gjuhësisht se toka nuk lëvizë, por përkundrazi një lëvizje e parregullt [7]. Dhe ngjashëm me këtë është ajeti “Ndërsa kodrat shtylla?” [8], sepse ne e dimë nga vrojtimi që kungji (që i vendoset litarit të kafshës në tokë për të mos lëvizur) nuk e pengon atë nga lëvizja por përkundrazi e pengon nga lëvizja kaotike ashtu që do të ecte nga të donte – jo, Zoti ynë ka rregulluar orbitën e tokës ashtu siq sillet kali rreth kungjit.

Kështu që, bërja e kodrave si shtylla (kungja) është e kundërt me atë që ata pretendojnë; në fakt e konfirmon rrotullimin e tokës, por gjithashtu e konfirmon edhe rrotullimin shkencor që njihet sot i cili është shumë i organizuar dhe shumë preciz ashtu që viti nga viti nuk dallon madje as për një sekond. Njejt me këtë, spiranca nuk e pengon anijen nga lëvizja.”
——————————–
[1] Fjalët që pasuan u thanë nga Shejkhu me kërkesën e pyetsit për të sqaruar më shumë këtë çështje
[2] Të kuptuarit e pavarur
[3] Sahihul Buhari #7352
[4] Ata që pasojnë rrugën e Selefit (tre gjeneratat e para të Muslimanve)
[5] Sureja Naziat 79:32
[6] Sureja Naziat 79:30
[7] Referoju gjithashtu ajetit “Dhe Ai vuri kodra (të forta) në tokë, ashtu që ajo të mos lëkundet me ju,…” Sureja Nahl, 16:15.
[8] Sureja Nebe. 78:7.

The spherical Earth in an orbit | Imâm al-Albânî

https://www.youtube.com/watch?v=nPpfmPX8FCE

marrur nga vellai Lirim Perçuku

Advertisements
Ky zë u postua te Të ndryshme. Faqeruani permalidhjen.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s