Forma dhe orbita e tokës -pjesa e dytë


Forma dhe orbita e tokës -pjesa e dytë

Imam Albani (Allahu e mëshiroftë)

Burimi: silsilat ul-hudā wa nnūr ~ kaseta nr. 497

“Ne në fakt nuk dyshojmë që çështja e rrotullimit të tokës është një fakt shkencor i padiskutueshëm. Në të njejtën kohë, ne besojmë që nuk është nuk është synim i legjislacionit Islam në përgjithësi dhe Kur’anit në veçanti të flas në lidhje me astronominë dhe detajes e saj.

Përkundrazi kjo kuptohet nga thënia e të Dërguarit të Allahut (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) që e transmeton Muslimi në Sahihun e tij nga Enes ibn Malik (Allahu qoftë i kënaqur me të) në lidhje me ngjarjen e ujitjes së fidaneve të hurmeve [1] kur ai (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) kishte thënë: “Ishte vetëm mendim i imi, kështu që nëse unë i’u urdhëroj të bëni diçka në lidhje me çështjet fetare, atëherë kryjeni aq sa keni mundësi dhe çkado që i’u urdhëroj të kryeni nga çështjet e dunjas atëherë ju jeni më të ditur rreth tyre.” [2].

Kështu që të folurit për këto çështje nuk ishin obligative për të Dërguarin e Allahut (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) dhe nëse ndonjëher ai kishte folur (në lidhje me to) në hadithet e tij, ose nëse Allahu i Lartësuar ka folur në Librin e Tij, atëherë kjo është vetëm për të treguar ndonjë shenjë apo mrekulli e të tilla. Kështu që ne themi që nuk ka ndonjë gjë në Librin e Allahut e as në Sunnetin e të Dërguarit që do të kundërshtonte këtë fakt shkencor që njihet sot, që thotë se toka është e rrumbullakët dhe rrotullohet në orbitë me Fuqinë e Allahut të Lartësuar, në hapsirë të pafund.

Përkundrazi, është e mundur për Muslimanin të gjej se sugjerohet, nëse nuk deklarohet qartë, që toka është sikur dielli dhe hëna për arsye se të gjitha janë në këtë hapsirë, ashtu si Ai i Lartësuari thotë: “secili noton në një galaktikë.” dhe kjo është kështu veçanërisht nëse ne kujtojmë që kjo fjalë hyjnore “secili” (kjo fjalë) nënkupton tre tupa qiellor për shkak të faktit që Ai kishte filluar me tokën. Kështu që Ai thotë: “Dhe për ata është argument (për fuqin e Zotit) toka e vdekur, të cilën Ne e ngjallim, nxjerrim prej saj drith nga i cili ata hanë.” [3] pastaj Ai thotë: “Edhe Dielli udhëton pë në kufirin e vet (në cakun përfundimtar). Ai është (udhëtim) përcaktim i Ngadhënjyesit, të Gjithëdijshmit. Edhe Hënës i kemi caktuar fazat (pozicionet) derisa të kthehet në trajtën e harkut (rrem i hurmës së tharë). As dielli nuk mund ta arrijë hënën, e as nata paraditën po secili noton në një galaktikë.” [4]

Fjala secili përfshin edhe ajetin që cekëm në fillim për tokën, pra: toka, pastaj Dielli pastaj Hëna. Pastaj Ai i Lartësuari thotë: “secili noton në një galaktikë.” Kjo është ajo që duket nga konteksti i këtyre ajete, të cilat janë ajete që tregojnë për sundimin e Allahut të Madhërishëm. Të gjithë këtë e themi duke ditur se çfarë dijetarët e tefsirit [5] kanë thënë në lidhje me fjalën “secili”, që është Dielli dhe Hëna.

Megjithatë nuk ka asgjë që na ndalon neve që në këtë – fjalën secili – t’a përfshijmë tokën e cila është përmendur para Diellit dhe Hënës.”
——————————————–
[1] Sahih Muslim #2363; i Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimet e Allaht qofshin mbi të) kishte parë njerëzit t’i polenizonin fidanet e hurmeve dhe kishte sugjeruar të mos bëjnë ashtu, por pasi ata nuk e bënë, kishte impakt negativ në prodhimin e urmeve.
[2] Shejkhu gjithashtu përmend disa fjalë shtesë; referojuni Sahihul Muslim #2361, #2362 dhe Sahih ibn Maxhe #2
[3] Sureja Ja Sin, 36:33
[4] Sureja Ja Sin, 36: 38-40
[5] Spjegim i Kur’anit.

marrur nga vellai Lirim Perçuku

Advertisements
Ky zë u postua te Të ndryshme. Faqeruani permalidhjen.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s