AKUZIMI NDAJ DIJETARËVE SI SERVILUES NDAJ TAGUTAVE


AKUZIMI NDAJ DIJETARËVE SI SERVILUES NDAJ TAGUTAVE

    Ajo që më duket se, këta të cilët flasin ndaj disa dijetarëve, duke i përshkruar si njerëz që u servilosen tagutëve (pushtetarëve), këta që kështu i akuzojnë dijetarët në këtë kohë, janë disa të rinj pa dyshim. Por në rolin që kemi, ne nuk mund të kemi mosbesim në qëllimet e këtyre të rinjve, por ne kemi mosbesim në dijen e tyre. Sepse piksëpari dituria dhe njohuria e tyre e cekët për fikhun (jurisprudencën) e saktë islam, dhe së dyti njohuria e paktë rreth edukatës islame, me të cilën edukatë do të duhej të edukohej rinia islame, fatkeqësisht është privuar gjenerata e kësaj kohe. Është e vërtetë se tani ka një zgjim të ashtuquajtur islam, por them së pari se, ky zgjim është në fillim të etapave të tij, ai nuk ka arritur në mes, e të mos flasim të ketë arritur në etapën e fundit. Së dyti, ky është një zgjim ideologjik dhe shkencor që nuk është shoqëruar me zgjimin edukativ. Për këtë, ne i këshillojmë këta të rinj që t’i rreken kërkimit të diturisë, duke patur sinqeritet ndaj Allahut së pari, pastaj të edukohen me edukatën islame. Nëse ata e veprojnë këtë, do të frenojnë gjuhët e tyre ndaj të folurit në nderin e njerëzve në përgjithësi, e lëre më të flasin për dijetarët në veçanti, të cilët janë elita e umetit.

Advertisements
Ky zë u postua te Metodologji, Uncategorized. Faqeruani permalidhjen.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s