Këshilla e shejh Albanit ndaj të rinjve emocionues (të dhënë) pas xhihadit


Këshilla e shejh Albanit ndaj të rinjve emocionues (të dhënë) pas xhihadit

Pyetësi:

Është një pyetje tjetër në lidhje me çështjen e vëllezërve në Bosnje, kam dëgjuar së ju i keni thënë një vëllai nga ata që dëshironin të shkonin për t’ju ndihmuar atyre (në Bosnje): Bëni xhihad me vetën tuaj?

Shejhu:

Eh, po!

Pyetësi:

Do të thotë që nuk i këshillon për të shkuar atje?

Shejhu:

Po, ashtu është.

Pyetësi:

A nuk e shihni së njerëzit atje kanë nevojë për ndihmë?

Shejhu:

Si nuk e shoh? Mirëpo, ndihma a behët duke e shtuar edhe me shumë vrasjen e njerëzve besimtarë pa ndonjë dobi që shpresohet? Si dhe ku është përgatitja, për të cilën jena urdhëruar në Kur’anin Fisnik?

Pyetësi:

E në qoftë së ka dobi?
Shejhu:

Nëse beson që ka dobi atëherë përgjigju, ti a beson në këtë?
Pyetësi:

Po!

Shejhu:

Cila është dobia?
Pyetësi:

I tërbon armiqtë.
Shejhu:

O vëlla! Mos më tregu për gjendjen aktuale, por me thuaj cila është dobia?

Pyetësi:

Dobia është t’ju ndihmohet atyre.
Shejhu:

Allahu të udhëzoftë! Ndihma ndaj tyre ka nevojë për ndihmën e qeverive, e jo individëve apo personave. Çështja është në duart e ushtrisë së organizuar e cila është e trajnuar mirë në përdorimin e armëve moderne, të cilët posedojnë tanke, helikopter, e të tjerë. Çfarë mund të bëjnë rrugët individuale, kjo do të thotë që nëse ne dërgojmë nga këtu apo atje njëmijë persona, ata kanë për të shkuar dru për zjarr. Çka do të bëjnë këta kundër këtyre tankeve dhe artilerisë së rëndë?! SubhanAllah ! Unë çuditëm nga të rinjtë mysliman së nuk shikojnë në këto çështje (me sy real) dhe është ashtu siç thuhet në një urtësi arabe të moçme:
Filani nuk sheh përtej hundës së tij
Unë të pyeta ty, a ka dobi? Me the: po. Cila është dobia? Së ata janë të dobët! Sikur ti mendon –Allahu të udhëzoftë- o Ebu Suhejb, që unë nuk e di që ata janë të dobët dhe që janë pak në numër dhe posedojnë pak armatim në krahasim me serbët, kjo ishte e para; si dhe për qeveritë që iu ndihmojnë atyre, e kjo është e dyta, veçanërisht kundër amerikanëve, të cilët kanë shkatërruar tokat dhe familjet. A nuk i di këto çështje reale?

Pyetësi:

Po.

Shejhu:

Si thua ka dobi?! Ka dobi që të vriten myslimanët kotë! Dhe kjo përvojë (e hidhur) veç së ka ndodh në Afganistan, ti e paramendon së xhihadi do të zhvillohet në Bosnje dhe Hercegovinë me mirë së që ishte në Afganistan?

Pyetësi:

Jo.

Shejhu:

Çfarë ishte rezultati atje? Ahh, rezultat! Kemi korrur kunguj dhe kemi shkatërruar tokë dhe familje, si shkak i kundërshtimit që i kemi bërë sheriatit në shumë, shumë çështje. Më e keqja e saj është sikur frytet e këqija të kalbura. Allahu thotë: كُلُّ حِزْبٍ بِمَا لَدَيْهِمْ فَرِحُونَ مِنَ الَّذِينَ فَرَّقُوا دِينَهُمْ وكانُوا شِيَعا وَلا تَكُونَوا مِنَ المُشْرِكِين “…e mos u bëni nga idhujtarët. Të cilët e përçanë fenë e tyre dhe u ndanë në grupe, ku secili grup i gëzohet idesë së vet” (Rrum 31-32).
Shtatë grupe e luftonin një grup të vetëm, e ai është grupi komunistë, pastaj një grup komunistë pa besimtarë dhe tre grupe myslimanë, si ka ndodh kjo? Për këtë, ne, mos harro edhe nëse është larg si vend prej teje, mos e harro së në fillimi duhet të fillohet me dëlirje dhe edukimit (tesfije dhe terbije). E pas kësaj e kujton fjalën e Allahut të Plotfuqishëm: وما أصابكم من مصيبة فبما كسبت أيديكم ويعفو عن كثير “Çfarëdo e keqe që mund t’ju godasë, ajo është pasojë e veprave tuaja (të këqija), e për shumë të tjera Ai u falë” (Shura 30).
Allahu i Plotfuqishëm i ndihmon myslimanët në çdo vend islam, mirëpo me keqardhje (po them) ashtu siç thotë Zoti ynë në Kur’anin Fisnik: فَلَنْ تَجِدَ لِسُنَّةِ اللَّهِ تَبْدِيلًا وَلَنْ تَجِدَ لِسُنَّةِ اللَّهِ تَحْوِيلًا “…Nuk do të gjesh asnjë ndryshim në sunetin (Rrugën, veprimin) e Allahut dhe nuk do të gjesh as ndonjë shmangie në (Rrugën, Veprimin) e Allahut” (Fatir 43), إن الله لا يغير ما بقوم حتى يغيروا ما بأنفسهم وإذا أراد الله بقوم سوءا فلا مرد له وما لهم من دونه من وال “…Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli, përderisa ata vetë ta ndryshojnë vetveten. Por kur Allahu do ndëshkimin e një populli, nuk ka më kthim mbrapa të tij dhe as nuk do të gjejnë përveç Tij mbrojtës tjetër” (Rrad 11).
Kështu që, kur ne dëshirojmë ta ndihmojmë një popull nga popujt myslimanë, para së gjithave është obligim ndaj neve ta ndihmojmë Islamin mu në mesin e shtëpive tona. Ne se kemi ndihmuar Islamin tonë mu në mesin tonë, për këtë arsye na ka kapluar kjo bela në gjitha vendet islame.
Për këtë gjendje na vjen keq, mirëpo i lutemi Allahut të Plotfuqishëm që të jetë me individët myslimanë me premtimin e vërtetë, Allahu i Lartësuar thotë: إنا لننصر رسلنا والذين آمنوا في الحياة الدنيا “Ne patjetër do t’i ndihmojmë të dërguarit tanë në jetën e kësaj bote, e edhe ata që besuan…” (Gafir 51).

“Vazhdimisht do të jetë një grup nga umeti im, të kapur për të vërtetën, nuk i ndal ata nga kjo kundërshtimi i të tjerëve dhe ata qëndrojnë kështu deri në ditën e Kijametit” ndoshta të mjafton me kaq o Ebu Suhejb!
Pyetësi:
Allahu të shpërbleftë me të mira o Shejh!
Shejhu:
Edhe ty insheAllah, ndoshta shpejt do e dëgjojë zërin tënd!

Shejh Albani, Allahu e mëshiroftë!

http://www.sahab.net/forums/index.php?s

Advertisements
Ky zë u postua te Metodologji, Pyetje dhe përgjigje, Uncategorized. Faqeruani permalidhjen.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s