Koha e namazit të Jacisë zgjat deri në mesnatë


Koha e namazit të Jacisë zgjat deri në mesnatë

Asnjë hadith, nuk është argument se koha e namazit të jacisë zgjatë deri në agim. Dhe për këtë arsye, ne duhet i referohemi haditheve të tjera të cilat në mënyrë të qartë kufizojnë kohën e namazit të Jacisë.

Shembuj të kësaj janë fjalët e tij -صلى الله عليه وسلم-:“Koha për namazin e Jacisë zgjat deri në mesnatë.”Transmetuar nga Muslimi dhe të tjerët, dhe ky hadith është përmendur edhe më herët në libër.

Kjo është përforcuar me letër e Umer bin el-Hatabit që ia shkroi Ebu Musa el-Esh’ariut:“Fale namazin e Jacisë deri sa të arrijë një e treta e natës. Nëse e shtynë atë, shtyje atë deri në mesnatë dhe mos u bë i pakujdesshëm.” Transmeton Maliku dhe Ibën Hazmi. Zinxhiri i tij është autentik.Ky hadith është një dëshmi e qartë se koha e Jacisë zgjat deri në mesnatë.

Si rezultat i kësaj që e përmendëm, esh-Sheukani e zgjedh këtë mendim në librin “ed-Durar el-Behijjeh” ku thotë se, namazi i Jacisë zgjatë deri në mesnatë.” Këtë mendim e ka edhe Sidik Hasan Khan në shpjegimin e tij të librit.

Në “Bidaetul-Muxhtehid”, transmetohet po ashtu se, ky është edhe mendimi i Imam Malikut. Të njëjtën gjë e thonë disa prej dijetarëve të medhëhebit shafi, siç është Ebu Seid el-Istahri dhe të tjerët.

(për të gjetur mesnatën, ne numërojmë kohë)

Shejh Albani

Sqarim: Vlenë për ata që nuk munden ta falin me xhemat, dmth në raste të pamundësis për daljen në Xhami

Advertisements
Ky zë u postua te Fikhu, Uncategorized. Faqeruani permalidhjen.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s