Fatkeqësia e Botës Islame


Fatkeqësia e Botës Islame

Imam Muhammed NasirudDin el-Albani, All-llahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Fatkeqësia e Botës Islame është më e rrezikshme.
Ndoshta dikush prej jush nuk pajtohet me këtë që po them.
Fatkeqësia e Botës Islame sot është më e rrezikshme se pushtimi i Palestinës nga çifutët.
Fatkeqësia e Botës Islame sot qëndron në atë se ata e kanë humbur rrugën e drejtë dhe nuk e njohin Islamin, me të cilin u realizohet lumturia e Dunjasë dhe Ahiretit.
Nëse muslimanët në disa situata jetojnë të poshtruar e të shtypur nga mosbesimtarët dhe paganët, vriten dhe masakrohen, por vdesin (me Fe të pastër), s’ka dyshim se vdesin të lumtur, edhe nëse në Dunja kanë jetuar të poshtëruar dhe të shtypur.
Mirëpo, kush jeton krenar dhe i fuqishëm në Dunja duke qenë larg kuptimit të Islamit ashtu siç e kërkon All-llahu, ai do të vdesë i dëshpëruar, edhe nëse ka jetuar i lumtur në të dukshmen.
Pra, All-llahu ju bekoftë, shërimi është: “Ikni tek All-llahu!” Shërimi është: “Ikni tek All-llahu!”
“Ikni tek All-llahu!” – do të thotë: kuptoni se ç’ka thënë All-llahu dhe ç’ka thënë i Dërguari i Tij dhe punoni sipas asaj që ka thënë All-llahu dhe i Dërguari i Tij!”

Nga kaseta “Waki’ elmuslimin eljewm”

Advertisements
Ky zë u postua te Metodologji, Të ndryshme, Uncategorized. Faqeruani permalidhjen.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s