Imam Albani (Allahu e mëshiroftë) dhe durimi i tij në mësimin e tjerëve


Imam Albani (Allahu e mëshiroftë) dhe durimi i tij në mësimin e tjerëve

Njëri nga nxënësit e tij tregon: “Gjersa shejhu ishte në Medine, një natë mbeti zgjuar deri në ezanin e sabahut, duke debatuar me disa të rinj rreth çështjeve të fesë. Pas faljes së namazit të sabahut në xhaminë e Profetit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem), shejhu dëshiroi të nisej drejt Mekes për të kryer umran, mirëpo ne i thamë: “Ti nuk ke fjetur tërë natën!” Ai na e ktheu: “Ndiej forcë dhe gjallëri në vete!” Hipi në veturë dhe udhëtuam së bashku drejt Mekes. Afërsisht, në orën nëntë të mëngjesit e ndali veturën nën hijen e një peme dhe tha: “Do të fle vetëm një çerek ore! Nëse nuk zgjohem, më zgjoni!” Mirëpo ne e kishim plan që të mos e zgjonim, derisa të pushonte mirë. Pasi kaloi një çerek ore, shejhu u zgjua vet, e nisi veturën dhe vazhduam drejt Mekes. E kryem umran dhe shkuam tek shtëpia e dhëndrit të tij, e cila ishte përplot me nxënës të dijes duke e pritur atë. Shejhu u ul dhe filloi të diskutonte me ta deri në orët e vona të natë, pa u lodhur fare.”
(Mekalat El-Albanij, 218)

Advertisements
Ky zë u postua te Fragmente nga jeta e shejh Albanit, Uncategorized. Faqeruani permalidhjen.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s