Rebelimi i disa prej sahabëve


Rebelimi i disa prej sahabëve 

Imam Albani

Pyetje: “Disa prej tyre argumentojnë me atë çfarë ka ndodhur në historinë islame, si fitneja e Ibën Esh’at, rebelimi I Sejid bin Xhubejr dhe ata që kanë qenë me të (në kohën Haxhaxh Jusuf eth-Thekafij).

Poashtu, ajo çfarë ka ndodhur me Aishen (All-llahu qoftë i kënaqur më të!) , me Zubejr dhe Talhan në kohën e Aliut (All-llahu qoftë i kënaqur më ta!).

Ata thonë se kjo ka nodhur dhe se kjo ishte një rebelim. Por, ata nuk kanë arritë ta arrijnë objektivin e tyre të pritshëm. Prandaj, një rebelim i tillë është i lejuar.

A është argumentimi më këtë ndodhi, e cila ka ndodh tek gjenerata e parë e saktë? Dhe cila është përgjigjja për këtë? Sepse, fitneja që ka ndodhur mes Ibën Esh’at dhe ajo çfarë i ka ndodhur Aishes dhe sahabëve të cilët ishin me të, përdorët për t’i legjitimuar rebelimet.”

Imam Albani (All-llahu e mëshiroftë!): “Rebelimi nuk është i lejuar, vëllau im. Dhe këto argumente flasin kundër atij, ai i cili i merr si argument dhe asnjëherë nuk janë në favor të tij.

Kjo dhe çdo rebelim – këtu bënë pjesë edhe rebelimi i Aishes (All-llahu qoftë i kënaqur më të!) – ne e dim gjykimin e këtij rebelimi bazuar në rezultatët që dha. A ishte fundi i tij i idhët apo i ëmbël ?

Padyshim, historia islame, e cila na transmeton mbi këtë dhe çdo rebelim tjetër, na tregon, se ishte i idhët. Dhe se është derdh gjaku i myslimanëve pa asnjë dobi.

Mbi të gjitha, në lidhje me rebelim e Aishes. Aisha e nderuar është penduar nga rebelimi i saj. Për shkak të kësaj (rebelimit) ajo ka qajtur trishtueshëm, derisa mbulesa e saj është lagur (nga lotët). Ajo dëshironte që kurrë mos ta kishte bërë këtë rebelim.

Përfundim: Argumentimi me këtë rebelim së pari është argument kundër tyre, sepse kjo nuk solli asnjë mirësi.

Dhe së dyti: Pse kapemi ne pas rebelimit të Se’id ibë Xhubejrit dhe nuk kapemi pas mos-rebelimit të sahabëve të mëdhejn, të cilët jetuan në atë kohë?

Si Ibën Umeri dhe të tjerë. Pse nuk i pasojmë selefët e parë, të gjithë ata, të cilët e kanë ndaluar rebelimin ndaj udhëheqësit.

Kështu, kemi dy lloje të rebelimeve: Rebelimi mendor dhe kjo është e rrezikshme, dhe rebelimi praktikë, i cili është rezultat i të parës.

Prandaj, nuk është i lejuar rebelimi. Sa i përketë argumentit të cilën e solle më parë, ai është kundër tyre dhe jo pro tyre!”

Përktheu: Seladin Ebu Rejan Musa
Kontrolloi: Hajrullah Musa

Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=XAg04Cl5AqQ

Sh.p.: Në fillim të videos flet një tekfirs gjerman, i cili argumentohet me këtë rebelim. Pyetja e cili iu drejtohet shejkhut fillon nga min 00:43.

Advertisements
Ky zë u postua te Metodologji, Të ndryshme, Uncategorized. Faqeruani permalidhjen.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s