TEQET E SUFINJËVE DHE VEPRIMET NË KËTO TEQE


TEQET E SUFINJËVE DHE VEPRIMET NË KËTO TEQE

Pyetje: Një vëlla pyet: Në lidhje me teqet e Sufijve, në të cilat i bien defit dhe përdorin shufrat metalike (për të shpuar veten, sh.p.), cili është gjykimi për këtë çështje?

Shejkh Albani: Gjykimi i rënies së defit u mor vesh nga fjalimi jonë i mëparshëm, por tani do shtojmë diçka: t’i biesh defit – siç është argëtimi me instrumentet (muzikore) – është haram. Por më i keq se ky haram është përfshirja e këtij harami në adhurim, për ta përkujtuar (me dhikër) Allahun – e Plotfuqishëm dhe të Lavdëruar. Kështu që, kjo është haram dhe nuk lejohet, sepse të vish me një gjynah është gjynah, por më i keq se ky gjynah është që të kërkosh afrim tek Allahu – i Madhëruar dhe i Lartësuar – përmes kësaj.

Pra, këta Sufistë apo ata që i ndjekin këto tarikate, të cilët vallëzojnë kur bëjnë dhikër (zikër) dhe i bien defit, madje edhe daulles, për këta vlejnë fjalët e disa njerëzve të dijes:

مَتَىٰ عَلِمَ النَّاسُ في دِينِنا … بأَنّ الغِنَا سُــــــــــــــــــــــــنَّةٌ تُتَّبَعْ؟!

Kur paskan mësuar njerëzit se në fenë tonë të kënduarit është një sunnet i cili pasohet!?

وأَنْ يأكلَ المرءُ أَكْــــــــلَ الحِمارِ… وَيَرْقُصَ في الجَمْعِ حَتَّىٰ يقَعْ؟!

Dhe se njeriu të hajë siç han gomari dhe të vallëzojë në mes një grupi (njerëzish) derisa të rrëzohet!?

وقَالُوا: سَــــــــــــكِرْنَا بِحُبَّ الإِلٰهِ … وَمَا أسْـــــــــــــــــكَرَ القَوْمَ إلَّا القِصَعْ!

Ata (sufistët) thonë: Jemi dehur me dashurinë e Zotit, porse këta njerëz nuk i kanë dehur vetëm se tepsitë me ushqim!

كَذَاكَ البَهَائمُ إِنْ أُشْبِعَتْ … يُرَقَّصُهَا رِيُّها والشِّــــــــــــــــــــــــــــبَعْ!

Po ashtu edhe bagëtitë harbohen nëse ngopen dhe e shuajnë etjen dhe urin!

فيَــــــــــا لَلْعقُولِ وَيَـــــــــــــا لَلنُّهَىٰ! … أَلَا مُنْكِرٌ مِنْكُمُ لِلبِدَعْ؟!

Pra, a nuk ka ndonjë nga ju që t’i refuzojë këto bidate, o ju që keni arsye dhe intelekt?!

تُهَانُ مَسَــــــــــــــــــــــاجِدُنَا بِالسَّماعِ … وَتُكْرَمُ عَنْ مِثْلِ ذَاكَ البِيَعْ!

Janë çnderuar xhamitë tona me këngë (ilahije), ashtu siç nderohen kishat nga të krishterët [1]

Dhe siç ka thënë një tjetër:

أيا جِيلَ ابتداعٍ شَــــــــــــرَّ جيلِ!

O gjeneratë e shpikësve të bidateve, gjenerata më e keqe!

لقد جئتمُ بأمرٍ مســـــــــــــــــــتحيلِ!

Keni ardhur me një gjë të pakonceptushme!

أفي القـــــــــــرآنِ قال لَكُم إلٰهي!

A në Kuran u ka thënë Zoti im juve!

كُلُوا مِثْلَ البَهائمِ وارْقُصُوا لي؟!

Hani sikur kafshët dhe vallëzoni për Mua?!

Larg qoftë.

Pra, ndalesa për rënien e defit apo daulles për dhikër është më e keqe sesa t’i biesh defit për argëtim. Sepse për ta vlen Fjala e Allahut – të Plotfuqishëm dhe të Lavdëruar – në Librin e Tij:

الَّذِينَ اتَّخَذُوا دِينَهُمْ لَهْوًا وَلَعِبًا وَغَرَّتْهُمُ الْحَيَاةُ الدُّنْيَا

“Ata të cilët e morën fenë për argëtim dhe lojë dhe i mashtroi jeta e kësaj bote.” El-Araf, 51

Ata të cilët e morën fenë për argëtim dhe lojë. Dhe ka thënë Allahu i Madhëruar dhe i Lartësuar në lidhje me mushrikët:

Si ishte ajeti?

وَمَا كَانَ صَلَاتُهُمْ عِندَ الْبَيْتِ إِلَّا مُكَاءً وَتَصْدِيَةً

“Namazi i tyre në Shtëpinë e Shenjtë (Qabe) nuk ishte vetëm se me fërshëllima dhe rrahje duarsh.” El-Enfal, 35

Nuk ishte namazi, adhurimi i tyre ndaj Allahut në Shtëpinë e Shenjtë, përveç se fërshëllima dhe rrahje duarsh. Dhe tani ju i shihni të rinjtë si fishkëllejnë. Kjo është trashëgimi të cilën pabesimtarët e kanë trashëguar nga njëri-tjetri.

Mushrikët në kohën e injorancës në Shtëpinë e Shenjtë (Qabe) kërkonin afrim tek Allahu përmes fishkëllimës dhe duartrokitjeve.

وَمَا كَانَ صَلَاتُهُمْ عِندَ الْبَيْتِ إِلَّا مُكَاءً وَتَصْدِيَةً

“Namazi i tyre në Shtëpinë e Shenjtë (Qabe) ishte vetëm se me fërshëllima dhe rrahje duarsh.” El-Enfal, 35

Sot kështu veprojnë disa Muslimanë, dhe ju e keni kuptuar qortimin (kritikën) e fukahave (juristë) të Muslimanëve dhe kritikat e tyre kundër atyre (sufistëve) janë nga më të ashprat. Saqë disa prej tyre thonë se vendi ku këta valltarë-ngrënës e bëjnë “dhikrin” duhet që të (rrafshohet) dhe më pas të mbillet, sepse është ndotur ai vend që i është bërë mëkat Allahut. Ai dhikër për të cilën ata pretendojnë se është dhikër, në fakt ai është dëfrim dhe lojë.

Ndërsa të shpohesh me shufra metalike, kjo është fatkeqësia e fatkeqësive, që të ketë diku me qindra e mijëra Muslimanë të cilët besojnë se ky dëmtim i vetes në këtë mënyrë është mu’xhize (mrekulli), keramet (mrekulli) për ata njerëz të cilët pretendojnë se janë në njëfarë të vërtete të fesë, porse ata nuk janë në fenë e vërtetë. Sepse Feja është të ndjekësh atë që ishte Dërguari – lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të. I Dërguari i Allahut – lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të – e as shokët (sahabët) e tij fisnikë, nuk e përkujtonin Allahun në këtë mënyrë (dhikri) për të cilat kuptuat diçka prej tij nga vargjet e poezisë që i dëgjuat prej meje.

Pra, këtu kemi dy harame, që janë bashkuar tek këta njerëz: rënia e defit gjatë dhikrit dhe shpimi i vetes së tyre me shufra. Kjo është dëmtim i vetes, gjë që bëhet që t’i devijojnë Muslimanët tjerë dhe t’i bëjnë ata që të imagjinojnë se kjo është keramet (mrekulli), por në realitet ajo nuk është mrekulli porse është poshtërim. Pastaj kjo (shpimi me shufra metalike) është ushtrim të cilën, atë që bëjnë ata mund ta bëjë më i shthururi i të shthururve; atë mund ta bëjë edhe pabesimtari i cili nuk beson në Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Përse? Sepse ajo është ushtrim dhe stërvitje.

Ndoshta ju të gjithë keni dëgjuar për disa çudira të Hindusëve, adhuruesit e idhujve, ku varroset njëri prej tyre në sy të njerëzve, madje edhe në sy të mjekëve që e vëzhgojnë që prezantojnë posaçërisht për këtë rast, se si ky varroset në tokë, pastaj del i gjallë, prej nga merr frymë? A do të thotë kjo se ky idhujtar për shkak se jetoi nën tokë për ditë të tëra e jo për disa orë, pastaj del i gjallë, a është ky prej eulijave (njerëzve të mirë, të afërmve të Allahut)?!

Allahu i Plotfuqishëm dhe i Lavdëruar është larg kësaj.

Këto janë ushtrime dhe stërvitje. Stërvitja bën çudira. P.sh. ju shikoni shumë e shumë ndodhi, siç është: një litar i lidhur pezull sipër ujit. Nëse ne do ecnim mbi një urë të ngushtë, do të rrëzoheshim, ndërsa ai ec sipër litarit. Ç’është kjo, mrekulli?! Kjo s’ka të bëjë fare me mrekullinë. Kjo është stërvitje, të cilin e bën njeriu i mirë dhe njeriu i keq, besimtari dhe pabesimtari. Dijetarët e Muslimanëve, më përpara dhe tani, kanë patur përvojë me këta njerëz, të cilit nuk dijnë për fenë e tyre përveç këtyre ushtrimeve me të cilat janë mësuar, pastaj i devijojnë njerëzit përmes këtyre (stërvitjeve) edhe pse dijetarët thonë:

إذا رأيت شخصا قد يطير وفوق ماء البحر قد يسير

Nëse sheh një njeri që mund të fluturojë dhe mund të ecë sipër ujit të detit

ولم يقف على حدود الشرع فإنه مستدرج وبدعي

Dhe ai nuk ndalet në kufijtë e sheriatit, atëherë ai është person që shkon drejt shkatërrimit apo një bidatçi.

Përse thanë kështu?

Thanë kështu sepse ndodhitë e pazakonshme ndahen në tre kategori:

1. M’uxhize

2. Kerameh

3. Istidraxh (diçka që të shpie në shkatërrim dalëngadalë)

Muxhizet janë nga Pejgamberët, keramatet nga ueliju (njeriu i mirë, i devotshëm ndaj Allahut), istidraxhi bëhet nga pabesimtari apo munafiku.

S’keni nevojë që të flasim për muxhizet, meqë ato janë në Kuran dhe Sunnet, ma shaa Allah, janë plotë. Po ashtu edhe keramatet e eulijave (njerëzve të mirë) besnikë e të devotshëm, janë të shumta, elhamduliLah.

كُلَّمَا دَخَلَ عَلَيْهَا زَكَرِيَّا الْمِحْرَابَ وَجَدَ عِندَهَا رِزْقًا

“Çdoherë që Zekerija hynte në dhomë, gjente pranë saj ushqim.” Ali-Imran, 37

Kjo ishte keramet për Merjemen – alejha selam.

Për këtë aspekt janë shkruar disa libra, më i miri prej tyre është libri i Ibën Tejmijes – Allahu e mëshiroftë – si quhej?

Na përkujtoni emrin e tij o xhemat. Jo (nuk është ai).

(Libri quhet: el-Furkan bejne Eulijai Rrahman ue Eulijai Shejtan – Dallimi në mes eulijave të Gjithëmëshirshmit dhe eulijave të shejtanit, sh.p.)

Si përmbledhje, ajo për të cilin duhet të flasim është istidraxhi. Ka ardhur në shumë hadithe të sakta, madje edhe (hadithe) muteuatira (që përcillen nga një numër i madh transmetuesish) se Dexhalli i madh në fund të kohës do t’i thotë qiellit: “Lësho shi”, dhe ai do të lëshojë shi. Do t’i thotë tokës: “Nxirri prodhimet e tua”, dhe ajo do t’i nxjerrë. Do t’u thotë rrënimeve, tokës së rrënuar: “Nxirri thesaret e tu” kështu ajo do t’i nxjerrë dhe ata do ta pasojnë atë. Do ta pres njeriun në dysh me shpatë, pastaj do ta kthejë atë në jetë (me lejen e Allahut. sh.p.).

A janë këto keramete? Këto janë ndodhi të pazakonshme, që Allahu ia mundëson këtij Dexhalli të madh për të cilin na ka treguar i Dërguari i Allahut – lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të – dhe ka thënë:

مَا بَيْنَ خَلْقِ آدَمَ وَ السَّاعَةُ فِتْنَةٌ أَكْبَرُ مِنْ فِتْنَةِ الدَّجَّالِ

“Në mes krijimit të Ademit dhe Çastit (Kijametit), nuk ka fitne më të madhe se Dexhalli.”

Pra, pra ky Mesihu i rrejshëm (Mesihu Dexhal) do të vijë me këto ndodhi të pazakonshme. Kështu që, ndodhitë e pazakonshmenuk janë argument për devotshmërinë (e një personi) kurrë, por devotshmëria është vepra e mirë. Prandaj, poeti më lart tha:

إذا رأيت شخصا قد يطير

Nëse sheh një njeri që mund të fluturojë

Fluturon pa krahë, e jo me aeroplan. Pabesimtarët fluturojnë (me aeroplan) dhe na kanë tejkaluar neve me fluturim (i kanë shpikur para nesh, sh.p.)

إذا رأيت شخصا قد يطير وفوق ماء البحر قد يسير

Nëse sheh një njeri që mund të fluturojë dhe mund të ecë sipër ujit të detit

ولم يقف على حدود الشرع فإنه مستدرج وبدعي

Dhe ai nuk ndalet në kufijtë e sheriatit, ai është person që shkon drejt shkatërrimit apo është një bidatçi.

Ata që shpohen me shufra metalike, kjo është ushtrim dhe nga argumentet më të mëdha kundër këtij (shpimit me shufra) është se nëse i thua ndonjërit prej tyre: “Ma jep mua atë që të të shpoj me një brisk të vogël,” ai do të thotë: “Jo.” Përse? Sepse në qoftë se ai është njeri i kerameteve në realitet, atëherë le t’ia lërë kerametin e tij çdo personi që ta godas me thikë në çfarëdo vendi të trupit qoftë. Ai do të thotë: “Jo.” Përse? Sepse ai nuk është ushtruar që ta shpojnë në gjoks, në zemër, e jo këtu e këtu, porse këtu ku ka mish e muskuj, e jo aty ku ka nerva dhe eshtra.

Thashë qëparë se dijetarët e Muslimanëve kanë patur përvojë me këta dexhalla (mashtruesë), dhe nga më të famshmit e tyre është Shejkhul-Islam Ibën Tejmijeh – Allahu e mëshiroftë – i cili i sfidoi shehun e Rufaijve (sekt i Sufijve) në kohën e tij, që njiheshin si “Bataihijin”, dukeshin sikur hynin në zjarr dhe nuk digjeshin. Kështu, ai (Ibën Tejmijeh) i sfidoi ata dhe ky lajm i sfidimit i arriti princit të Damaskut në atë kohë, kështu ai e thirri shehun e tarikatit dhe Shejkhul-Islam ibën Tejmijen në mënyrë që të shikojë se si do ta debatojnë njëri-tjetrin dhe se ç’do bëjnë në fund. Shejkhul-Islam foli me dijen që kishte dhe tha se ata janë nga njerëzit më të këqinjë dhe se ata nuk kanë as devotshmëri e as dije, as qëndrueshmëri në fe, porse ata i mashtrojnë njerëzit me gjëra të cilat i bën njeriu i mirë dhe i keqi, besimtari dhe pabesimtari, dhe në mes tjerash tha:

“Këta e lyejnë trupin me një lëndë të veçantë, si dhe rrobat e tyre, kështu ata hyjnë në furrë dhe nuk i djeg zjarri. E unë (Ibën Tejmije) i sfidoj ata me një kusht të vetëm: që t’i urdhërosh ata – o princ i nderuar – që t’i heqin këta rroba që kanë dhe t’u japësh rroba të lara nga ana jote dhe t’i urdhërosh që t’i lajnë trupat e tyre me ujë dhe uthull, pastaj t’i veshin këto rroba të bardha, dhe unë në atë çast, do të futem bashkë me ta në furrë. Ai që do digjet nga ne, është gënjeshtar.”

Kur ai dexhall (sufist) u demaskua, ia mbathi me të katrat.

Ngjarjet si këto janë të shumta. Ndoshta është e dobishme që t’ju rrëfej një ndodhi të thjeshtë, një ngjarje tejet të thjeshtë që më ka rastisur mua, ndërsa unë jam një rob i varfër. Isha duke udhëtuar për në Haleb nga Damasku për të bërë davet. Unë mbajta një ligjëratë dhe njerëzit u larguan (pas ligjëratës) dhe ngelën si përherë vëllezërit tanë, shokët. Me këta mbeti edhe një person që nuk e kisha parë kurrë deri në atë çast, dhe u ul atje larg nga unë dhe e kishte barkun e madh, porse nuk ishte trupmadh, ishte i dobët, megjithatë, e kishte barkun kaq të madh. I thashë atij: “Ç’është ky bark i madh kështu?” Më tha: “Ky është Rahmanijeh”. Ishte hera e parë që e dëgjoja fjalën “Rahmanijeh” atje në Haleb. I thashë: “Ç’do të thotë Rahmanijeh?” Më tha: “Do të thotë shufra.” I thashë: “Përse ke ardhur me këtë?” – unë e dija përse. Më tha: “Që t’i shikoni kerametet tona.” I thashë: “Kjo punë është kollaj fare!” Unë atëherë mbaja me vete një brisk me dy tehe, të dyja tehet e kishin kaq gjatësinë, të vogla, që gdhendja lapsin. I thashë: “Po të godas me këtë brisk me dorën time.” Më tha: “Jo! Unë me dorën time.” D.m.th. ai do ta godiste vetë veten me dorën e tij me këtë brisk që do i jepja unë. I thashë: “Me dorën time.” Ai më tha: “Me dorën time.” Si rrjedhojë, njerëzit filluan që të bëhen kuriozë për këtë fjalë që po përsëritje nga të dyja palët. Unë i thoja me dorën time, e ai thoshte me dorën time, me dorën time, me dorën time. Dhe natyrisht, unë isha më durimtar se ai, ngase së pari: unë isha në hak. Dhe së dyti: Më kanë kaluar shumë vite – aq sa ka dashur Allahu – duke thirrur në fenë e vërtetë të Allahut njerëz të llojllojshëm, me ngjyra të ndryshme.

Kështu që, ai (sufsiti) u mërzit e u lodh, dhe nga ai doli fjala e fundit, tha: “Ku është është dallimi?” Unë i thoja me dorën time e ai më thoshte me dorën time, me dorën time, me dorën time. Pas kësaj, u mërzit e u lodh, e tha: “Ku është dallimi?” I thashë atij: “Përderisa nuk ka dallim, atëherë me dorën time.” Kështu që, doli në shesh ai që ishte i devijuar.

Ai (sufisti) e ndërroi temën – dhe kjo është nga injoranca e tyre – e thirri të zotin e shtëpisë, i cili quhej Ebu Ahmed. I tha: “O Ebu Ahmed! Sille mangallin.” I thashë unë: “Ju po thoni mangallin me prush.” Unë e kuptova se çfarë donte të bëjë (d.m.th. të ec, të shkel mbi prush apo të digjet me ndonjë gacë, sh.p.). Unë thashë: “O Ebu Ahmed! Mos e sill mangallin, sille shkrepësen.” SubhanAllah (i Pastër është Allahu nga çdo mangësi).

Ai ishte nga Sufistët të cilët kishin zakon të mbajnë një mbulesë koke të bardhë, pa litar (sipër kokës). Ma sollën shkrepësen. Unë e ndeza një fije të shkrepëses dhe u nisa drejt tij, e i thashë: “Kthehu nga pretendimi jot i rremë, ose përndryshe mos të të shoh.” I gjori. E qepi gojën. Heshtte dhe nuk thoshte as një fjalë. Nuk fliste as edhe një fjalë të vetme. Dhe unë eca drejt tij, hap pas hapi, derisa iu afrova dhe ia hodha fijen e shkrepëses sipër ballit në mbulesën e kokës së tij, dhe asaj filloi t’i dali tymi. Pastaj e mora kështu dhe e lëviza nga frika se mos shtoheshin shkënditë, e bëra kështu dhe u hap kështu. I thashë atij: “Shko te shehat e tu dhe thuaju se këto janë kerametet e selefijve.”

________________________________________

[1] [Shënim i përkthyesit]: Vargje të Dhahir ibën Asker el-Meusulij që përmenden në “Igathetul-Lehfan fi Mesajidi-Shejtan” të Ibën Kajjim el-Xheuzijt, vëll. 1, fq. 412, botimi: Dar ‘Alimul-Feuaid, viti 1432.

Burimi: Devijimi i Sekteve-FB

Advertisements
Ky zë u postua te Bidatet, Grupacionet, Metodologji, Të ndryshme. Faqeruani permalidhjen.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s