Sunetet që lihen pas dore gjatë muajit të Ramazanit


Sunnetet që lihen pas dore gjatë muajit të Ramazanit

Shejkhul Imam Albani
Silsiletul-Huda uen-Nur, kaseta nr. 590


Pyetje: A mundet shejkhu të na japë disa fjalë dobie për muajin e bekuar të Ramazanit, në këtë rast të shkëlqyerë?

Shejkhul-Albani, Allahu pastë mëshirë ndaj tij, tha: “Allahu Subhanehu ue Teala thotë në Kurëanin Fisnik:
“O ju që besoni! Agjërimi është urdhëruar për ju ashtu sië u qe urdhëruar edhe atyre përpara jush, kështu që ju të bëheni të devotshëm (mutekun).” [Suretul-Bekare, 183]

…………………. (shejhu i nderuar fletë për vleren e këtij muaj të bekuar….. dhe pastaj vazhdon duke thënë…. )

“Duke shtuar më tej në këtë fjalë, unë shpresoj se ju do të i kushtoni vëmendje disa cështjeve të cilat me të vërtetë janë lënë pas dore nga pjesa më e madhe e muslimanëve të zakonshëm dhe gjithashtu nga ata që kanë dije.
Është një hadith i cili shpesh është lënë pas dore për shkak të një hadithi tjetër, sepse pjesa më e madhe e njerëzve janë të paaftë që të bëjnë bashkimin në praktikë dhe në zbatimin midis tyre.
Dhe ky hadith është thënia e tij, sal-Allahu alejhi ue sel-lem, ku thotë: “Umeti im do të vazhdojë të jetë në mirësi për aq kohë që ata shpejtojnë që ta qelin agjërimin dhe ta vonojnë syfyrin.”
Këtu, pra, u përmenden dy cështje, dhe ato janë lënë pas dore nga pjesa më e madhe e njerëzve, dhe ato janë: shpejtimi në qeljen e agjërimit dhe vonimi i syfyrit.

Sa për lënien pas dore të cështjes së parë, e cila është shpejtimi në qeljen e agjërimit, në mendimin e disa njerëzve kjo kundërshton një tjetër hadith, i cili është thënia e tij, sal-Allahu alejhi ue sellem, ku thotë: “Umeti im do të vazhdojë të jetë në mirësi për aq kohë që ata shpejtojnë për ta falur Akshamin.” Këtu tani kemi dy urdhra që të shpejtohet me dy qështje. Kështu që u duket disa njerëzve se ne nuk mund të shpejtojmë që tëi kryejmë të dyja ato së bashku. Por bashkimi midis urdhrit për të shpejtuar ëeljen e agjërimit dhe urdhri për të shpejtuar faljen e namazit të Akshamit është një qështje shumë e thjeshtë. Është dicka të cilën Profeti ynë, sal-Allahu alejhi ue sel-lem, e bëri të qartë për ne nëpërmjet veprës dhe praktikës së tij. Kështu që ai, sal-Allahu alejhi ue sel-lem, e qelte agjërimin me tri hurma. Ai hante tri hurma (arabe). Pastaj ai falte namazin e Akshamit, pastaj ai hante përsëri nëse kishte nevojë që të hante vaktin e darkës.

Por sot ne biem në dy kundërvajtje:
Fillimisht ne vonojmë ezanin nga koha e tij e ligjshme. Pastaj pas këtij vonimi vjen një tjetër vonim, i cili është ai që ne ulemi për të ngrënë, përveë një pakice njerëzish të cilët janë të zellshëm dhe e falin namazin e Akshamit në xhami. Por shumica e njerëzve presin derisa ata të dëgjojnë ezanin, dhe pastaj ata ulen për të ngrënë njësoj sikur po hanë drekë, apo vaktin e darkës, e jo sikur po qelin agjërimin e tyre. Kështu që ezani në ditët e sotme ë në pjesën më të madhe të tokave Islame, për fat të keq, dhe më duhet ta them jo vetëm në Jordani, dhe e kam ditur këtë nga shqyrtimi, në pjesën më të madhe të tokave Islame ë ezani për Akshamin thirret pas kohës që i takon, dhe arsyeja për këtë është se ne e kemi braktisur ndjekjen dhe zbatimin e gjykimeve Islame, dhe në vend të tij ne jemi mbështetur në përllogaritjet astronomike. Ne mbështetemi tek orari i (kalendarëve).

Por këto orare bazohen mbi përllogaritjet astronomike të cilat e llogarisin tokën sikur të jetë një nivel i vetëm i rrafshët, ndërsa realiteti është se toka, veqanërisht toka jonë (Jordaneze), ndryshon, duke ndryshuar midis ultësirës së luginave dhe lartësisë së maleve. Kështu që nuk është e saktë që të jepet një kohë e vetme e cila të mbulojë bregun, rrafshet, dhe malet. Jo! cdo pjesë e tokës ka kohën e vet. Prandaj kushdo që është i aftë në vendin e tij ku banon, në qytetin e tij apo në fshatin e tij, që ta shikojë diellin me sytë e tij, dhe në cfarëdo kohe që ai do të perëndojë, ajo është shpejtimi për të cilin ne jemi urdhëruar në thënien e tij, sal-Allahu alejhi ue sel-lem, të cilën ne sapo e përmendëm: “Umeti im do të vazhdojë të jetë në mirësi për aq kohë që ata shpejtojnë që ta qelin agjëriminë”. Dhe Profeti, sal-Allahu alejhi ue sel-lem, ishte i kujdesshëm që ta zbatonte këtë Sunet dhe të ua mësonte atë të tjerëve, dhe në zbatimin e tij.

Sa për mësimin e tij, ai, sal-Allahu alejhi ue sel-lem, ka thënë në hadithin e transmetuar nga Bukhariu në Sahijhun e tij (nr.1554.): “Nëse nata shfaqet nga kjo anëë, dhe ai bëri me shenjë kah lindja, ëdhe dita ka kaluar që këtejë, dhe ai bëri me shenjë kah perëndimi, ëdhe dielli ka perënduar, atëherë agjërimi i agjëruesit është i qelur.”
Cfarë do të thotë së “agjërimi i agjëruesit është i qelurë” Do të thotë që ai ka hyrë në gjykimin se ai duhet ta mbyllë agjërimin. Kështu, pra, që vjen gjykimi i mëparshëm ku i Dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ue sel-lem, inkurajoi shpejtimin e qeljes së agjërimit, dhe i Dërguari, sal-Allahu alejhi ue sel-lem, e zbatonte këtë, madje edhe kur gjendej në udhëtim.

Eshtë transmetuar në Sahihun e Bukhariut (n.1955) se Profeti, sal-Allahu alejhi ue sel-lem, e urdhëroi njërin nga shokët e tij që tëi përgatiste iftarin. Dije, ai iu përgjigj: “O i Dërguari i Allahut, është ende ditë para nesh.” Që do të thotë: drita e diellit; sado që ai kishte perënduar, drita e tij ishte ende e qartë në perëndim. Kështu që i Dërguari, sal-Allahu alejhi ue sel-lem, nuk iu përgjigj asaj cfarë tha ai, porse ai ia ritheksoi atij urdhrin për të përgatitur iftarin. Dhe transmetuesi i hadithit që tha “Ne mund të shohim dritë para neshë, domethënë drita e ditës, drita e diellit, e kur ne e qelëm agjërimin tonë, ka thënë: “Nëse ndonjëri prej nesh do të kishte hipur mbi devenë e tij ai do ta kishte parë diellin.”

Dielli u ul prej këtu, dhe i Dërguari, sal-Allahu alejhi ue sel-lem, e urdhëroi njërin nga Sahabët që tëi përgatiste iftarin. Pse? Që të shpejtonte në mirësi: “Umeti im do të vazhdojë në mirësi për aq kohë që ata shpejtojnë të qelin Agjëriminë” Kështu që, ajo që është e rëndësishme, është që ne të vërejmë se Iftari që është ligjëruar që të shpejtohet duhet të bëhet me pak hurma. Pastaj ne duhet që të shpejtojmë që të falim namazin. Pastaj pas kësaj mund të ulen e të hanë sa kanë nevojë. Kjo është qështja e parë për të cilën unë desha tëju rikujtoja, dhe është ajo se si të bashkosh dy qështje për të cilat Profeti, sal-Allahu alejhi ue sel-lem, na urdhëroi që të shpejtojmë në kryerjen e tyre. I para është urdhri për të shpejtuar qeljen e agjërimit dhe i dyta është urdhri për të shpejtuar faljen e namazit të Akshamit. Dhe iftari duhet të bëhet me disa hurma, sië gjendet në Sunet, dhe nëse hurmat nuk janë të mundshme, atëherë me disa gllënjka ujë, pastaj namazi duhet të falet në xhami me xhemat.

Pastaj cështja tjetër për të cilën unë dua tëju rikujtoj është ajo që gjendet në hadithin e mëparshëm: “ëdhe ata e vonojnë syfyrinë”.
Që do të thotë: ajo që kërkohet këtu është e kundërta me rastin e iftarit. Pra ai, sal-Allahu alejhi ue sel-lem, na urdhëroi që të shpejtojmë kryerjen e iftarit, por sa për syfyrin, ai duhet të vonohet. Por ajo ëfarë ndodh sot është krejtësisht e kundërt me këtë, pasi shumë njerëz e hanë syfyrin e tyre para shfaqjes së sabahut (Fexhr) mbase një orë (më para). Kjo nuk është e duhur. Kjo është në kundërshtim me Sunetin e treguar nga thëniet e Profetit, sal-Allahu alejhi ue sel-lem, dhe nga praktika e tij. Kështu që Sahabët e Profeti, sal-Allahu alejhi ue sel-lem, e linin Syfyrin aq vonë, saqë ndonjëri prej tyre e dëgjonte Ezanin dhe ai ishte ende duke ngrënë. Ai e vononte syfyrin.

Dhe ajo që kihet për qëllim këtu me thirrjen është thirrja e dytë (ezani i dytë). Nuk është thirrja e parë, të cilin ata gabimisht e quajnë ezani për mbylljen (Imsakun). Ne duhet ta dimë se nuk ka argument për të quajturit e ezanit të parë ezan i mbylljes (Imsaku).
Vërtet, është një hadith i saktë i transmetuar prej Profetit, sal-Allahu alejhi ue sel-lem, i cili tregon lehtësinë që ka dhënë Islami, i cili duhet llogaritur si një nga parimet e Islamit, për të cilin muslimanët janë krenarë, vecanërisht në lidhje me cështjen e agjërimit, pasi Allahu Azze ue Xhel e përfundoi ajetin e agjërimit me thënien e Tij:
“Allahu dëshiron lehtësim për ju, dhe Ai nuk dëshiron që tëi bëjë gjërat të vështira për ju.” Dhe prej këtij lehtësimi është thënia e tij, sal-Allahu alejhi ue sel-lem: Nëse ndonjëri prej jush dëgjon thirrjen për në namaz (Ezanin) dhe ena gjendet në dorën e tij, atëherë le të mos ta lërë atë derisa ai të plotësojë nevojat e tij prej saj.ë
Nëse ndonjëri prej jush dëgjon thirrjen për në namaz dhe ena e tij që mban ushqim, qoftë ai qumësht, pije, ujë, ëdo gjë që një person mund të marrë për syfyr, dhe ai dëgjon ezanin, atëherë ai nuk duhet të thotë: Tani ushqimi është i ndaluar nga ezani që dëgjohet nga personi i cili ka ngrënë mjaftueshëm. Nuk është e lejuar më për të që të konsumojë më, qoftë ajo pije, apo fruta, kur ai ka ngrënë. Kurse sa për atë që dëgjon Ezanin dhe ai ende nuk ka marrë atë që i nevojitet prej ushqimit dhe pijes, atëherë i Dërguari, sal-Allahu alejhi ue sel-lem, e bëri atë të lejuar për të. Ai tha qartë, me një gjuhë të qartë e elokuente: Nëse ndonjëri prej jush dëgjon thirrjen për namaz dhe ena gjendet në dorën e tij, atëherë le të mos e lëshojë ai atë derisa ai të plotësojë nevojën e tij prej saj këto cfarë ka ngrënë.

Ezani i dytë është kur ne duhet ta mbyllim, dhe kjo është thënë qartë në Kurëan, pasi Allahu Azze ue Xhel thotë:
“Dhe hani e pini derisa peri i bardhë i agimit të bëhet i qartë tek ju nga peri i zi i natës.”
Të ngrënit, pra, bëhet e ndaluar në fillimin e kohës së namazit të Sabahut (Fexhr). Nuk ka ndarje mes këtyre të dyjave. Nuk ka ndalim nga ushqimi dhe pija për një ëerek ore, apo më pak se aq, apo më tepër se aq, para fillimit të kohës së namazit të sabahut aspak, sepse namazi hyn kur shfaqet agimi i vërtetë, dhe ushqimi bëhet i ndaluar për agjëruesin kur shfaqet agimi i vërtetë. Nuk ka ndarje mes këtyre të dyjave aspak.

Prandaj gjendet në hadithin në të cilin kanë rënë dakord Bukhariu dhe Muslimi, në hadithin e Abdullah Ibn Umer Ibnul-Khattab, radij-Allahu anhuma, se Profeti, sal-Allahu alejhi ue sel-lem, ka thënë: “Mos të ju mashtrojë ezani i Bilalitë , domethënë ezani i parë, ë ësepse ai e thërret ezanin me qëllim që të zgjojë personin që po fle, dhe personi që dëshiron të hajë syfyr le të hajë. Pra hani e pini derisa Ibn Ummu Mektum të thërrasë ezanin.”

Ibn Ummu Mektum, dhe emri i tij ishte Amr, ishte një burrë i verbër dhe ishte ai për të cilin zbriti thënia e Allahut Subhanehu ue Teala: Ai u vrenjt dhe u kthye, ngase atij i erdhi i verbëri e deri në fund të ajeteve. Ai thërriste ezanin e dytë, ezan i cili nënkupton që ngrënia bëhet. Si mund ta thërriste ezanin kur ai ishte i verbërë. Kjo është një pyetje e cila natyrisht ndodh tek disa njerëz.

Ibn Umm Mektum ngjitej mbi ëatinë e xhamisë dhe ai sëmund ta shihte agimin, por ai priste derisa të kalonte dikush që e kishte parë agimin. Kështu që kur ndonjëri e shikonte se agimi ishte shfaqur dhe është përhapur përgjatë horizontit, ata i thoshin atij, ëështë mëngjes, është mëngjes.ë Pastaj ai e thërriste ezanin. e ndaluar dhe që është koha për namazin e Sabahut.

Ju do të vini re këtu se ezani i Amr Ibn Umm Mektum ishte pasi që agimi të ishte shfaqur dhe që ishte parë nga njerëzit kur ata ecnin nëpër rrugë. Kështu që kur i thuhej atij, ëështë mëngjes, është mëngjesë, ai e thërriste ezanin. Për rrjedhojë, ka liri tek kjo ëështje, përderisa muezini do të vonohet të thërrasë Ezanin derisa ai të dëgjojë njerëzit tëi thonë atij, ëështë mëngjes, është mëngjes.ë Dhe për më tepër i Dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ue sel-lem, ka thënë: ëNëse ndonjëri prej jush dëgjon thirrjen për namaz dhe ena është në dorën e tij, atëherë le të mos e lëshojë ai atë derisa ai të plotësojë nevojën e tij prej saj.ë Allahu Azze ue Xhel foli vërtetësisht kur Ai tha në fund të atyre ajeteve që flasin për agjërimin:
“Allahu dëshiron lehtësim për ju, dhe Ai nuk dëshiron që tëi bëjë gjërat të vështira për ju.”
dhe, “Që ju të plotësoni numrin, të madhëroni Allahun për atë se u udhëzoi dhe që të falënderoni.”

Prandaj prej Fikëhut që duhet të kritikohet, dhe i cili është në kundërshtim me këtë Sunet, është që një person të thotë: Nëse dikush dëgjon ezanin dhe ka ushqim në gojën e tij, atëherë ai duhet ta pështyjë atë. Kjo pra është mjaft ashpër dhe tejkalimi i kufijve në Fe (guluë), dhe Zoti i të gjithë krijimit na këshillon dhe na rikujton ne në librin e Tij dhe në Sunetin e Profetit të Tij, sal-Allahu alejhi ue sel-lem, se ne nuk duhet tëi kalojmë kufijtë që janë vendosur në Fenë tonë. Ai tha në Kurëanin fisnik: “O ithtarë të Librit! Mos i kaloni kufijtë në fenë tuaj dhe mos thoni tjetër gjë për Allahun përveë se të vërtetën.”

Dhe i Dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ue sel-lem, e ka bërë të qartë këtë për ne se ka liri dhe kufi në ëështjen e një personi që han syfyr, aq sa ai tha: “Nëse ndonjëri prej jush dëgjon thirrjen për namaz dhe ena është në dorën e tij, atëherë le të mos e lëshojë ai atë derisa ai të plotësojë nevojën e tij prej saj.” është kundërshtim i Allahut dhe i të Dërguarit që një person të thotë se ai që dëgjon ezanin kur ai ka ushqim në gojën e tij, duhet ta pështyjë atë.

Kjo nuk është prej Sunetit. Përkundrazi, kjo është në kundërshtim me Sunetin dhe është në kundërshtim me urdhrin e qartë të të Dërguarit, sal-Allahu alejhi ue sel-lem.
Dhe unë jam pyetur shumë herë, kështu që nuk e injoroj nevojën për një pyetje të tillë, por përkundrazi, po jua kaloj juve në të, duke u thënë se ky hadith gjendet në disa prej librave më të famshëm të Sunetit. Prej tyre është Suneni i Ebu Davudit, dhe ai është libri i tretë nga të gjashtë librat e mirënjohur. I pari prej të cilëve është Sahihul-Bukharij, i dyti është Sahihul-Muslim, dhe i treti është Suneni i Ebu Davudit.
Ky hadith gjendet në të dhe po ashtu është transmetuar nga Ebu Abdullah el-Hakim në Mustedrekun e tij, dhe poashtu është transmetuar nga Imami, Imami i Sunetit Ahmed Ibn Hambel, rahimehullah, në librin e tij të mrekullueshëm i njohur si Musnedi i Imam Ahmedit.

Kështu që ky hadith nuk është hadith i huaj. Përkundrazi, ai është një hadith i mirënjohur dhe u transmetua nga Imamët e Sunetit në kohët e hershme, dhe me një zinxhir të saktë transmetimi.
Këtu unë them, që ta mbyll këtë bisedë, pasi mbase disa prej jush mund të kenë pyetje të cilave ne do tëu përgjigjemi nëse dëshiron Allahu, dhe unë po e mbyll me thënien e tij, sal-Allahu alejhi ue sel-lem: “Allahu do që të lejuarat e tij të punohen ashtu sië do që detyrat që i ka vendosur të kryhenë” dhe në një transmetim (tjetër), “Ashtu sië Ai urren që mosbindja ndaj Tij të kryhet.”

Aty janë dy transmetime: “Allahu do që të lejuarat e Tij të punohen ashtu sië do që detyrat që i ka vendosur të kryhen”, dhe transmetimi i dytë është: “Ashtu sië Ai urren që mosbindja ndaj Tij të kryhet.”
Prandaj muslimani nuk duhet të praktikojë devotshmëri të kotë dhe (për pasojë) të i largohet bindjes së Profetit, sal-Allahu alejhi ue sel-lem, në atë të cilën ai na inkurajoi dhe na i sqaroi. Dhe cfarë u tha është e mjaftueshme, dhe të gjitha falënderimet janë për Allahun, Zotin e të gjithë krijimit.

Mburoja

Advertisements
Ky zë u postua te Fikhu, Pyetje dhe përgjigje. Faqeruani permalidhjen.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s