A do të më dënojë Allahu mua pse po falem?! (Për ata që bëjnë Bidate)


A do të më dënojë Allahu mua pse po falem?! (Për ata që bëjnë Bidate)

Imam Seid Ibn Musejibi , Allahu e mëshiroftë, një herë e ka parë një njeri duke falur më shumë se dy rekate pas lindjes së diellit, duke bërë shumë ruku dhe sexhde, dhe prandaj ai e ndaloi atë (që të veprojë kështu).
Njeriu tha: ”O Ebu Muhamed, a do të më dënojë Allahu mua pse po falem?” (Imam) Seidi tha: ”Jo, por Ai do të dënojë ty pse ke kundërshtuar Sunnetin.”

Shejh Albani, Allahu e mëshiroftë, duke komentuar fjalët e Imam Seid Ibn Musejibit, ka thënë: ”Kjo është njëra prej përgjigjeve shumë të mira të dhëna nga Seid Ibn Musejibi, Allahu e mëshiroftë.
Është një armë e fortë kundër heretikëve (bidatçive) të cilët rekomandojnë shumë lloje të ndryshme të bidateve (risive) në fe në emër të dhikrit dhe namazit (duke i emëruar si dhikër dhe namaz).
Pastaj ata kritikojnë Pasuesit e Sunnetit për shkak se i kritikojnë ata, dhe i akuzojne ata për censurim të dhikrit dhe namazit, kur në fakt (Ehli Sunneti) vetëmse janë duke kritikuar kundërshtimin e (tyre ndaj) Sunnetit në çështjet si dhikri dhe namazi.”

Burimi: ”Es-Sunnen El-Kubra”, 2/466, nga Imam Bejhekiu; ”El-Musannef”, nr.4755 nga Imam Abdurrezaku; ”Es-Sunnen”, 1/116 nga Imam Darimiu. Shejh Albani, e ka cilësuar si të saktë, në ”Irva El-Ghalil”, 2/236.

Përktheu: Jetmir Jakupi

 

Advertisements
Ky zë u postua te Hadith, Të ndryshme. Faqeruani permalidhjen.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s