Nëntë thëniet më të famshme kundër shejh Albanit, dhe refuzimi i tyre IV


Nëntë thëniet më të famshme kundër shejh Albanit, dhe refuzimi i tyre IV

Nga Shejh Muhamed ibn ‘Umer Bazmul

7 – Pretendimi i tyre se: Ai është i butë në autencitetin e traditave

Kjo  po ashtu është diçka relative, e cila dallon në varësi nga njerëzit, andaj kushdo që ishte i ashpër do ti cilësonte të tjerët si të butë, dhe kushdo që ishte i butë do t’i cilësonte të tjerët si të ashpër. E vërteta e arritjes tek e vërteta ( në këtë çështje) është Istikra                ( leximi dhe kërkimi gjithëpërfshirës), dhe krahasimi (i tij) me të tjerët.

Sa për çështjen që qoi në atribuimin e shejhut në butësi ( në autencitet) :

1 – Tahsiin (Gradimi si Hasen) transmetimet e dobëta të cilat erdhën nëpërmjet rrugëve të shumta (T’adud Al-Turuk).

2 – Pranimi i transmetuesve të cilëve nuk u njihet siguria ( Maxhhoul al-Hal), dhe mvarja në deklarimin e pasigurisë së Ibn Hibanit.

3 – Pranimi i disa transmetimeve të dobëta.

Të gjitha llojet e ndryshme te traditave të dobëta janë të pranueshme për t’u marr në konsiderate dhe për t’u ndrequr, dhe mund të fuqizohen nëse kanë ardhur në rrugë të shumta, me përjashtim të atyre të cilat në zinxhirin e tyre kanë ndokënd që është gënjeshtar ( Kazab), apo fabrikues (Wadaa’), transmetimi i atij që akuzohet për gënjeshtër (Mutaham Bi Al-Kazib), transmetimi i transmetuesit i cili është në rangun e atyre që janë lënë ( Fii Martabat Al-Tark), siç janë ata të cilëve u është dëmtuar shumë kujtesa, dhe tradita e cila merret si Shaz dhe Munker.

Tani sa i takon pranimit të transmetimeve të transmetuesit të panjohur dhe të pasigurt       ( Majhoul Al-Hal), dhe të mbështetesh në deklaratat e pasigurta të dhëna nga Ibn Hibani, kjo është një nder çështjet që i është atribuuar al-Albanit ( Allahu e mëshiroftë) pa ndonjë provë të qartë! Madje, në të vërtetë shejhu është përgjigjur në shumë vende atyre të cilët mbështeten në deklaratat e Ibn Hibanit, dhe i ka përshkruar ata se janë shumë të butë! Ai gjithashtu ka vendosur një rregull në hyrje të librit të tij ( Tamam al-Minah) faqe 20-26 të cilin e quajti : Të mos mbështetësh në Tawthikin e Ibn Hibanit.”

( Së fundmi), sa i takon pranimit të disa transmetimeve të dobëta, ky është vetëm pretendim, ngase ata ( që e akuzojnë) nuk janë në gjendje të paraqesin një transmetues për të cilin ka argument se duhet të lihet, dhe pastaj al-Albani ( Allahu e mëshiroftë) të ketë ardhur dhe ta këtë pranuar atë!

8 – Rreth pretendimit të tyre se: Ai është kundërthënës kur vlerëson traditat

Ky pretendim ka ardhur ose nga padituria ose nga injorimi i realitetit rreth kësaj çështjeje. Dije- vëlla ( dhe motër) e respektuar ( Allahu u ruajtë)- se nga bazat sipas Ehli Sunetit dhe Xhematit është se Ismah ( Pagabueshmëria) nuk i takon askujt në këtë umet përveç të dërguarit të Allahut, sal-lAllahu alejhi we selem, dhe ne – nga Mirësia e Allahut- jemi pasues të këtij parimi thelbësor, dhe nuk besojmë e as që themi se shejh Albani     ( Allahu e mëshiroftë) është i pagabueshëm, ashtu si nuk themi për askënd prej njerëzve të dijës. 

A është fakt se ndonjë gabim i bërë nga ndonjë dijetar, apo ndonjë kundërshti që është paraqitur arsye që ta hedhim poshtë dhe arsye që ta zhveshim nga përshkrimi i diturisë?
Nuk besoj se ndokush i paanshëm do ta thotë një gjë të tillë!

Po, kushdo gabimet e të cilit janë të shumta, dhe ajo që ai ka gabuar është më e shumtë se ajo që ia ka qëlluar, ne nuk e marrim atë si pike referuese, dhe ne do heqim prej tij përshkrimin e Dabt-it.

Kur të vendoset kjo, dije se të gjitha traditat të cilat shejh Albanit  ( Allahu e mëshiroftë) i atribuoheshin për të kundërshtuar vendimet e tij, nuk ndikojnë në seriozitetin apo diturinë e tij, kushdo që ishte  i paanshëm, ngase përqindja e traditave të cilave i atribuohen shejh Albanit si kundërthënëse janë shumë të pakta dhe nuk ja vlen të merremi me to, ngase kjo nuk ndikon në oqeanin e tij të diturisë.

Tani, kjo akuzë e kontraditës është thënie ziliqare, dhe një mashtrim djallëzor, dhe nuk pranohet pasi të shqyrtohet, nuk pranohet vetëm se në shumë pak, vërtetë shumë pak dhe zakonisht ndodh në rastet me sa vijon:

1 – Traditat për të cilat ka ndryshuar pikëpamja e shejhut pasi janë paraqitur kushtet dhe rrethanat për të cilat ai nuk kishte njohuri.

2 – Traditat për të cilat shejhu i gjykonte duke shikuar njërën rrugë (zinxhir), dhe më pas zbuloi zinxhir tjetër (transmetuesish).

3 – Traditat të cilat ai i bazonte në atë që besonte rreth sigurisë së transmetuesit, dhe pastaj përtëriu ixhtihadin e tij rreth transmetuesit, kështu që ndryshoi mendimin e tij.

4 – Një traditë për të cilën ai nuk dinte rreth “Ilah ( të metave apo defekte), të cilat iu bënë të qarta më vonë.

5 – Traditat për të cilat ai ishte i njoftuar rreth një Mutabi’ apo shahid, dhe pastaj u njoftua rreth saj.

Dhe dëshiroj që t’ua përmend juve, lexues i dashur, librin “Al-Anwar al-Kashifah Li Tanakudat al-Khasaf al-Zaifah, wa Kashf Ma Fiha min al-Zejgh wa-Tahrif wa al-Mughazafah.”

 9 – Rreth pretendimit të tyre   se: Ai nuk i jep konsideratë vlerësimit të Matn   ( Teksteve të traditës)

Ky pretendim është i pavlefshëm dhe nuk ka kurrfarë baze, dhe ajo çfarë mund të shihet në librat e tij ( Allahu e mëshiroftë) e hedhë këtë poshtë.

Prandaj kjo është arsyeja pse unë do të paraqes një traditë dhe të theksoj se si shejhu (Allahu e mëshiroftë) vlerësonte tekstin e ndonjë tradite, pasi vlerësonte zinxhirin. Nga kjo është tradita e dytë në “Silislat al-ahadith al-daifa” ( këdo që namazi nuk e pengon nga veprat e ndaluara dhe të tepruara, nuk ka kurrfarë forcimi veçse largim nga Allahu” dhe në një transmetim tjetër: “Ai, namazi i të cilit nuk e ndalon nga e kqeja dhe mëkatet vetëm se do largohet edhe më shumë nga Allahu”.), pasi e vlerësoi tekstin e traditës, ai (Allahu e mëshiroftë) filloi të vlerësonte tekstin dhe tha:

“Sa i përket tekstit, ky nuk është i saktë, ngase kuptimi i tij i dukshëm përfshin gjithashtu edhe ata të cilët kanë falur namaz duke plotësuar kushtet dhe shtyllat e tij, në atë mënyrë që të jetë i pranuar. Andaj nëse adhuruesi është duke bërë ende ndonjë mëkat apo vepër të papëlqyer, si mund të thuhet se për shkak të tij (namazit) ai nuk forcohet vetëm se do largohet? Kjo është nga ajo që nuk ka kuptim dhe nuk mund të dëshmohet në këtë fe, etj…..” deri në fund të asaj që ai (Allahu e mëshiroftë) ka thënë.

Dhe më këtë, u përmbush qëllimi ( pse ne  shkruam).  Të gjitha falënderimet dhe lavdërimet janë vetëm për Allahun.

Burimi: http://www.ahlalhdeeth.com

Shiko artikullin e plotë në pdf në linkun e mëposhtëm:

Nëntë thëniet më të famshme kundër shejh Albanit, dhe refuzimi i tyre

Ky zë u postua te PDF, Të tjerët për Imam Albanin. Faqeruani permalidhjen.

Lini një koment