Debati në mes të Abadit dhe Albanit


  • Muhadithi i Medinës debaton me muhadithin e epokës tonë në lidhje me agjërimin e ditës së shtunë

  • Debati në mes të Abadit dhe Albanit
  • Referenca: Audio kasetë
  • Autor: Grup dijetarësh
  • Tema: Agjërimi i ditës së shtunë
  • Burimi: http://subulassalaam.com
  • Përktheu: Ebu Ensarij Avni ibn Tahir Xhemajli

Albani: Po, sheikh Abdul Muhsini ka diçka për të na thënë, ju lutëm vazhdoni.

Abadi:  Ka të bëjë me çështjen e së shtunës, ju thoni se nuk lejohet të agjërohet fare të shtunave, qoftë nëse dikush e veçon apo e kombinon atë me ndonjë ditë tjetër.

Abani: Po, përveç gjatë ndonjë detyrimi ashtu siç është theksuar ( nga i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi we selem), nuk ka dallim në mes të agjëruarit të saj vetëm atë apo duke e kombinuar atë me një ditë para apo pas saj. E them këtë duke e pasur në mendje hadithin e Xhuwajrihe, elhamdulilah.
“…a ke agjëruar para saj…a do të agjërosh ditën pas saj, ajo tha jo…”

Abadi: [ Që do të thotë) të premten.

Albani: Po, ditën e premte.

Abadi: E premtja që vjen para së shtunës ( d.m.th sheikhu e thekson këtë ngase e shtuna vjen pas së premtes, atëherë hadithi në fjalë lejon agjërimin e së premtes me të shtunën.)

Albani: Çfarë unë jam duke thënë është se ata që pretendojnë se është e lejueshme të agjërosh të shtunën në bazë të këtij hadithi, atëherë ky hadith ka lidhshmëri me një hadith tjetër. Ata thonë se nëse një person agjëron të premten, atëherë ai mund të agjëroj të shtunën, ngase hadithi i Xhuwajries qartë e thekson këtë. Por ne i përgjigjemi duke thënë, ashtu siç e kemi përmendur edhe më herët, me çështjen që ka të bëjë me thënien e të dërguarit të Allahut, sala-Allahu alejhi we selem:
“Asgjë nuk e ndërprenë namazin”

Abadi: Jo, unë pata për qëllim vetëm çështjen e së shtunës, d.m.th a është e lejueshme për dike që të agjëroj agjërim nafile të shtunën nëse ai e kombinon atë me një ditë tjetër.

Albani: Jo, jo, unë them jo, Allahu të bekoftë. Ajo që desha të them duke iu referuar çështjes së mëparshme është se hadithi i Xhuwajrieh e lejon agjërimin ditën e shtunë dhe hadithi tjetër e ndalon atë, prandaj ndalesa paraprin mbi atë që është e lejuar. Kjo ishte ajo që pata për qëllim kur iu referova çështjes së mëparshme.

Abadi: Por a nuk flet hadithi për ndalimin e agjërimit ditën e shtunë vetëm nëse veçohet me agjërim?

Albani: Siç është e njohur për ju, ngase ju jeni prej njerëzve të gjuhës arabe dhe ne jemi ata që mësojmë nga ju, i dërguari i Allahut, sala-Allahu alejhi we selem ka thënë: “Mos agjëroni ditën e shtunë vetëm nëse kjo është e detyrueshme.” Vetëm nëse kjo është e detyrueshme mbi ju.

Abadi: Por, a nuk është këtu kuptimi që ta veçosh atë me agjërim?

Vazhdon……

Ky zë u postua te Fikhu, Pyetje dhe përgjigje. Faqeruani permalidhjen.

3 Përgjigje te Debati në mes të Abadit dhe Albanit

  1. Pingback: I paemër

  2. ummu Adhra thotë:

    selam alejkum a ka mundesi me vazhdu dialogun e y dijetareve

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Google+ photo

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s