Disa fjalë rreth jetës së shejh Albanit rahimehUllah

Disa fjalë rreth jetës së shejh Albanit rahimehUllah

Shejh Ali Hasen el-Halebi(Allahu e Ruajtë)

Postuar te Video | Lini një koment

Përdorimi i mishit në vendet joislame

Përdorimi i mishit në vendet joislame

Imam Muhammed Nasiruddin el-Albani rahimehUllah

Mishi në vendet jo islame shikohet në këtë mënyrë:

a. Nëse e din se është prerë në mënyr islame atëher është hallall konsumimi i tij.

b. Nëse e dijm se nuk është prerë sipas mënyrës islame atëher është haram konsumimi i tij.

c. Dhe kjo, se nuk ka dije si është prerë në mënyrë islame apo jo?

E kjo është gjendja e shumicës nga muslimanët, atëher them, largohu nga ajo që është e dyshimtë të mos biesh në dyshim

(silsiletu el Huda ve Nur 131/00:44:30)

Përktheu: Unejs Murati

Postuar te Fikhu | Lini një koment

Pyetje dhe përgjigje për jetën dhe historinë e Muhadithit shqiptar Muhamed Nasirudin Albani

EKSKLUZIVE

Pyetje dhe përgjigje për jetën dhe historinë e Muhadithit shqiptar Muhamed Nasirudin Albani

(Pjesa e parë)

Pyetjeve iu përgjigj Shejh Isam ibën Musa Hadi, njëri nga dijetarët e Jordanisë, i cili posedon një sasi të librave të shkruara dhe të recenzuara, dhe njashtu është hafiz i dhjetë leximeve të njohura të Kur’anit. Shejh Isami qëndroi krah për krah me shejhun në shtëpinë e shejhut gjegjësishtë në librarinë e tij në pesë vitet e fundit të jetës së tij, duke i ndihmuar shejhut në shumë çështje akademiko shkencore dhe duke bashkëpunuar me të në studimet e haditheve në librat e njohura të kësaj shkence të begatshme.
Pyetjet që iu parashtruan shejh Isamit vinin nga vendet e ndryshme të botës, nga kërkuesit e dijes dhe dashamirët e rrugës së vërtetë, dhe shejhu deritash u është përgjigjur afër 30 pyejteve, por kanë mbetur edhe aq pyetje apo më shumë, të cilave do u përgjigjet në ditët në vazhdim inshAllah.

Duke parë rëndësinë e këtyre përgjigjjeve dhe duke e ditur se ato deritash nuk janë publikuar apo botuar në asnjë libër që ka treguar për jetën e shejh Albanit, vendosëm t’i përkthejmë kohë pas kohe edhe në gjuhën tonë, me shpresë që do kenë dobi muslimanët në përgjithësi e nxënësit e dijes në veçanti.
Nga Allahu vjen suksesi dhe bereqeti.

1. Sa e dinte shejhu leximin e Kur’anit (sipas rregullave të tij)? Dhe a kishte ndonjë kohë të caktuar për lexim të Kur’anit?

Shejh Isam: Sa i përket leximit të shejhut tonë- Allahu e mëshiroftë-, ai kishte një lexim të rrjedhshëm, ai kishte lexuar Kur’anin tek babai i tij- Allahu e mëshiroftë-.

Shejhu ynë ishte i përpiktë në rregullat e texhvidit, madje vazhdimisht shkonim me shejhun për ta falur namazin e sabahut në një xhamijë në lagjen Dahijetu en Nuz’he e me ne vinte edhe vëllau ynë Ahmed Muslih, Allahu e ruajjtë, atë kohë imam i asaj xhamie ishte vëllau ynë Veddah Hurejm- i cili njihet se është nga hafizët e Kur’anit dhe lexuesëve të mirë të tij-.

Nganjëherë shejhu i ndihmonte dhe e përmirësonte gjatë leximit, saqë njëherë e veçoi atë dhe i fliste diçka, dhe kur u futëm në veturë i thash: O shejhu ynë, nëse fjalët që ia the imamit nuk janë sekret kisha pasur dëshirë që edhe ne tl përfitojmë prej tyre? Atëherë shejhu më tha: E këshillova rreth artikulimit të disa shkronjave gjatë leximit të tij.Atëherë i thashë: Allahu të shpërbleftë me të mira.
Normal këtë që po e them ka ndodhur rreth viteve të tetëdhjetë e teta, ndërsa sot vëllau ynë shejh Veddahu është prej lexuesëve të përpiktë të Kur’anit.

2- A është e vërtetë se shejh Albani ka kërkuar prej njërit që t’ia rregulloj derën e librarisë së tij, në mënyrë që të shfrytëzoj kohën gjatë hyrjes dhe daljes?

Shejh Isam: Atëherë kur shejhu dëshiroi të zgjeronte librarinë e tij të vjetër, dhe ta bashkangjiste edhe një dhomë me librari, deshi që të improvizoj një derë në mes librarisë dhe sallonit, ashtu që shejhu kërkoi nga djali i vëllait tij, Xhaferit, të improvizoi derën. Kur ai deshi të e bëj ashtu që të hapej kah ana e librarisë shejhu i tha: Përse dëshiron ta shndrrosh derën në këtë mënyrë? Djali i vëllait ia ktheu: Ngase është më mirë. Shejhu I tha: Me çfar argumenti? Xhaferi heshti, dhe e improvizoi sipas dëshirës së shejhut- Allahu e mëshiroftë-.
Vëllau ynë Xhaferi kishte shkuar por pas një kohe u kthye prap në shtëpinë e shejhut tonë, shejhu kërkoi prej tij t’ia rrotulloj derën në anën tjetër. Xhaferi I tha: Unë të kam thënë qysh herët se derën duhet improvizuar në këtë formë, mirëpo ju atë kohë nuk pranuat. Shejhu- Allahu e mëshiroftë- i tha: Unë të kërkova argument për këtë çështje dhe ti heshte.

Xhaferi i tha: E cili është argumenti juaj tani për improvizimin e derës në këtë formë?

Shejhu- Allahu e mëshiroftë- I tha: Ngase dera nëse hapet kah libraria, ai i cili është në librari e sheh atë që është në sallon dhe në dhomat tjera përballë tij, e sikur te hapej kah salloni atëherë ai i cili gjindet në librari nuk mundet të shoh atë që është në sallon.

3- A u ka treguar shejh Albani ndonjëherë ndonjë ëndërr e që nuk e keni treguar më parë?

Shejh Isam: Një ditë i thash shejhut- Allahu e mëshiroftë- Kam dëgjuar një tregim të çuditshëm, dhe kam dëshirë ta dëgjoj atë nga ju?!
Atëherë vëllau Muhammed el Hatib tha: Isami dëshiron të ketë zingjirë transmetimi të lartë!! (sipas shkencës së hadithit, sa më afër transmetuesit të jesh, aq më shumë ka vlerë transmetimi sh.p.) Shejhu qeshi, pastaj i’a filloi tregimit:

Një kohë ankohesha prej syve, ashtu që mjeku kërkoi që një kohë të caktuar të ndalohem prej shkrimit dhe leximit, e unë thash me vete: T’ia jap ndonjërit prej vëllezërve ndonjë dorëshkrim të vogël që ta kopijoi atë dorëshkrim në fletë dhe derisa të përfundoj do pushoja edhe unë, dhe me të vërtetë vëllau të cilin e ngarkova me këtë kopijim e përfundoi atë dhe në të njejtën kohë e kontrolloja atë që kopijonte duke pretenduar se kjo formë leximi nuk do të ndikoj negativisht, ngase nuk ishte lexim i shumtë që të më dëmtojë sytë. Sa isha duke lexuar kalova pranë një fjale që nuk e kuptoja e as që kisha mundësi ta lexoja, saqë u detyrova të kthehem tek dorëshkrimi dhe pash se vëllau e kishte kopijuar atë ashtu siç ishte në dorëshkrim. Fillova ta përserisja dhe të mendoja rreth saj, ndoshta do udhëzohem drejt leximit te saj, por nuk ja arrita, saqë u preokupova shumë me të. Erdhi nata dhe rash në gjumë, dhe papritmas u zgjova duke thënë: “Vetmas vetmas, vetmas vetmas”.

Nuk kuptoja asgjë nga kjo ëndërr?! Dhe thash me vete: O Naser, shkruaje këtë që po të ndodhë ashtu që mos ta harrosh, e kur te gdhij mëngjesi shikon në të, dhe me të vërtetë kur u gdhira në mëngjes fillova të mendoj rreth saj, dhe thash me vete: Ndoshta kjo ëndërr ka lidhje me fjalën të cilën nuk mund ta lexoja, e afrova dorëshkrimin pranë vete dhe fillova të shikoj në të, e përsërisja atë fjalë që thashë në ëndërr derisa m’u mundësua zgjidhja e këtij problemi. Vërejta se fjala në dorëshkrim kishte të bënte me dy fjalë që i kishte bashkuar shkruesi, I ndava ato dhe pastaj arrita ta lexoj atë fjalë.
Ky ishte tregimi që kërkuat, mirëpo mos thuaj: Më lajmëroi zemra ime nga Zoti im (shprehje që përdoret tek sufijtë), dhe shejhu qeshi- Allahu e mëshiroftë-.

Vazhdon..

Përkthyen:
Bali SADIKU
Xheladin LEKA

Postuar te Jeta e Imam Albanit | Lini një koment

A është e lejuar të blasfemoj mbi kafirin dhe mushrikun. Flet Kolosi Imam el-Albani

A është e lejuar të blasfemoj mbi kafirin dhe mushrikun

Flet Kolosi Imam el-Albani

Pyetje: “A është e lejuar të blasfemoj mbi kafirin dhe mushrikun dhe a është e lejuar t’i ofendoj ata?”

 Imam Albani: “E gjithë kjo është e lejuar, sepse kafiri nuk ka shenjtëri (paprekshmëri), përveç nëse kjo rezulton me një dëm. P.sh.: Nëse ofendimi i kafirit ndodh në fytyrën e tij dhe kjo e arritë atë, atëherë ai ndoshta e ofendon myslimanin, fenë e tij, Pejgamberin e tij etj., pra, në këtë rast nuk është e lejuar që myslimani ta ofendojë mushrikun.”

Përktheu: Seladin Musa

Postuar te Akide, Pyetje dhe përgjigje, Video | Lini një koment

Çfarë thotë shejh Albani për veten e tij, pasi kishte arritur moshën 84 vjeçare?

Çfarë thotë shejh Albani për veten e tij, pasi kishte arritur moshën 84 vjeçare?

Në librin “Sahihu Mevaridi Dhem’an”, shënohet hadithi që përcjell Ebu Hurejre radijAllahu anhu, ku Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Mosha e pjestarëve të umetit tim, sillet prej 60 deri 70 vite, kurse të paktë janë ata që e tejkalojnë këtë moshë.

Lidhur me këtë, Ibu Arafe thotë: “Unë jam në mesin e atyre të paktëve”, kurse shejhu shton: “Them: “Edhe unë gjithashtu jam në mesin e të paktëve, sepse kam tejkaluar të tetëdhjetë e katërtat. Dhe lus Allahun të jem prej atyre që u zgjatet jeta me vepra të mira! Megjithatë, vetëm sa nuk e kam kërkuar vdekjen, për shkak të devijimit të muslimanëve nga feja e tyre, si dhe për shkak të poshtërimit që i ka goditur nga ana e më të poshtëruarve.

Por, larg qoftë që ta kërkoj vdekjen! Duke qenë se hadithi i Enesit është para meje që nga mosha ime e fëmijërisë, prandaj nuk më takon të them ndryshe, përveç asaj që më ka urdhëruar Pejgamberi im salallahu alejhi ue selem: “O Allah, më jep jetë nëse ajo është më e mirë për mua dhe ma jep vdekjen nëse ajo është më e mirë për mua!” E po ashtu, e lus Allahun ashtu siq më ka mësuar Pejgamberi salallahu alejhi ue selem: “O Allah, na bëj që gjatë tërë jetës sonë, ta gëzojmë shikimin, dëgjimin dhe fuqinë tonë!” Kurse Allahu me mirësinë e Tij, më është përgjigjur dhe më ka bërë që t’i gëzoj të gjitha këto.

Ja që unë vazhdimisht studioj, hulumtoj, redaktoj dhe shkruaj me një energji të rrallë, po ashtu namazet nafile i falë ngritur në këmbë, vozis veturën nëpër distanca të largëta, e bile me shejtësi të madhe, saqë disa miq të dashur më këshillojnë të ngadasoj pakëz gjatë vozitjes, kurse unë them se varet nga vozitësi, e dinë disa prej tyre. Këtë e them nga aspekti i ajetit të Kuranit: “Dhe shpalli dhuntitë e Zotit tënd!” 

Gjithashtu, shpresoj nga Allahu që të m’i shtojë mirësitë e Tij deri në fund të jetës sime dhe që unë të vdes si musliman dhe në sunet, të cilit ia kam kushtuar jetën duke bërë davet dhe duke shkruar. Gjithashtu, lus Allahun të më bashkangjet me shehidët dhe të sinqertit! Sa shoqërim i mirë eshtë të jesh me ta. Allahu dëgjon çdo gjë dhe Ai i përgjigjet lutësit.

Shkëputur nga libri “Sasihu Mevaridi Dhem’an ila Zavaidi Ibni Hibban”, 2/463

www.sahab.net

Përktheu: Jeton Bozhlani

 

Postuar te Fragmente nga jeta e shejh Albanit, Hadith | Lini një koment

Mënyra e dhënies fund padrejtësisë së udhëheqësit!

Mënyra e dhënies fund padrejtësisë së udhëheqësit!

Shejh Albani (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: “Rruga e vetme për t’i dhënë fund padrejtësisë së udhëheqësit është që muslimanët të kthehen me Pendim tek Zoti i tyre,të saktësojnë Besimin e tyre dhe ta Edukojnë veten e tyre dhe familjet e tyre sipas islamit autentik.

Nuk është (forma e duhur) mënyra e dhënies fund padrejtësisë ajo që mendojnë dhe gabojnë disa njerëz të cilët e kërkojnë me anë të revolucionit ndaj udhëheqësit,nëpërmjet grushtit ushtarak.

Kjo edhe pse është prej bidateve bashkëkohore,në rradhë të parë bie në kundërshtim me tekstet e Sheriatit,ku prej tyre është urdhërimi për të ndryshuar (së pari) vetveten. Prandaj duhet patjetër që të përmisohet baza mbi të cilën do të ngrihet ndërtesa.

Burimi: “El Imam El-Axhurij”

Ril-al.com

Postuar te Metodologji | Lini një koment

Vizita që ia bëri Shejh Muhammed Xhemil Zejno Imam Albanit në spital disa muaj para se të vdiste.

Vizita që ia bëri Shejh Muhammed Xhemil Zejno, Imam Albanit në spital disa muaj para se të vdiste

(Dobi nga mbrehtësia mendore e Shejhut dhe qëndrimi i tij karshi Xhematit Teblig)
Ebu el Harith es Sem’ani thotë: Shkova ta vizitoj Shejhun dhe Imamin Muhammed Nasir ed Din el Albani-n në Spitalin Islam në lagjen Abdeli në Amman, me mua ishte Shejhu i nderuar Muhammed Xhemil Zejno dhe dy vëllezër tjerë, kjo ishte jo më shumë se disa muaj para  se te vdiqte Shejhu rahimehullah.
Hymë te Shejhu në dhomën e tij, ishte ulur ne karrige…kokështruar…në dorë e kishte infuzionin dhe një tjetër(më duket se ishte gjak)…ishte duke falur namazin e drekës dhe në dhomë me të ishte nipi i tij Ubade-ja!…Lodhja shihej qartazi gjatë namazit të Shejhut rahimehullah. Unë me Shejh Zejnon filluam të bisedojmë, thelb i bisedës ishte se Shejhu ishte duke u falur kokështruar, perkundër asaj që dihej nga Shejhu se sa herë nxiste dhe vërtetonte se mbulimi i kokës në namaz është sunnet. I thashë: Ja ku është Shejhu, pyete pra.
Shejhu mbaroi Namazin, Shejh Zejno nxitoi t’i japë selam dhe Shejhu ia ktheu me një zë të dobët e të lodhur.
Shejh Zejno: A po më njeh o Shejh?!
Shejh Albani: Zejno.
Shejh Zejno: Vazhdimisht e kujtoj mirësinë tënde ndaj meje o Shejh! Ti ishe sebeb i udhëzimit tim në Siri.. Allahu të shpërbleftë për neve me shpërblimin më të mirë.
Shejh Albani: Elhamulillah që ka bërë prej krijesave të Tij njerëz që i kujtojnë mirësitë.
Nipit të Shejhut i thashë ta pyesë Shejhun për atë dilemën që e pat Shejh Zejno sa i përket faljes së Shejhut kryeshturar!!
Nipi ia drejtoi Shejhu këtë pyetje.
‘Ubade: O Gjysh, shejhu po pyet pse po falesh kryeshtruar?
Shejh Albani: (shikon drejt Shejh Zejnos): Dikush sikur ti e bën pyetjen?
Shejh Zejno u çudit me përgjigjen e Shejh Albanit dhe tha: Po, po, pyetja akoma vlen.
Shejh Albani tha: S’ka gjë të keqe për të sëmurin.
Pa vërejtur qeshëm të gjithë njëzëri dhe i thashë Shejh Zejnos: Vërtet o Shejh si na iku nga mendja se Shejhu është i sëmurë, bile po e sheh se po e fal Farzin ulur! Si t’i kërkojmë atëherë praktikimin e një Sunneti?!
Shejh Zejno tha: Po, po, por po të kalonte dikush pranë dhomës së Shejh Albanit e ta shihte duke u falur kryeshtruar! Do të argumentonte kundër neve me veprimin e Shejhut!
Nipit të Shejhut i kërkova të ia bartë këto fjalë Shejh Albanit, gjë që e bëri. Allahu e shpërbleftë me të mira.
Pergjigja e Shejhut ishte: Po të më shihnin duke marrë Tejemmum, a do merrnin Tejemmum sikur unë?
Pasha Allahun nuk mundëm ta përmbajmë veten duke qeshur nga përgjigja bindëse e Shejhut.
Pas kësaj pata këtë dialog me Shejhun:
Es Sem’ani: Shehu jonë, Allahu të rujtë! Shejh Zejno vazhdon të na thotë se çdo nxënës dije duhet të dalë me Xhematin Teblig me qëllim të mësimit dhe këshillimit të tyre! Unë tërë kohën e kundëershtoj mendimin e tij! Çfarë është fjala juaj, Allahu ju ruajtë?
Shejh Albani: Nëse një thirrës në Teuhid del me ta, do ta durojnë, pastaj do ta durojnë pastaj do ta durojnë…pastaj do ta dëbojnë.
Nuk munda të durohem pa i thënë: Betohem në Allahun o Shejh se je duke e thënë të vërtetën. Mua më kanë përzënë wAllahi.
Es Sem’ani: Shejhu jonë-Allahu të bekoftë-dua një fjalë prerëse nga goja jote te veshi im mbi Xhematin Teblig, që të them: Më ka thënë Albani!
Shejh Albani: Ky Xhemat mund të ketë Ihlas (sinqeritet) që nuk gjindet te Xhematet tjera! Mund të ketë angazhim që nuk gjindet te Xhematet tjera! Por puna e tyre është sikur puna e atij kurdit entuziast që doli të thërrasë në Islam…rrugës takoi një jahudi. Kurdi nxori një thikë nga beli ia drejtoi jahudisë dhe i tha: Pranoje Islamin o i mjeri ti.
Jahudia tha: Po e pranoj! Por çka të them?
Kurdi tha: Hëmmm…nuk e di.
Pasha Allahun më lotoi syri nga ky qartësim detal dhe vendim i drejtë mbi ta.
Unë me Shejh Zejnon u patëm takuar me një nga kokat e Xhematit Teblig dhe na tha se ai bashke me Ebu Mustafa er Rifatin, Emirin e Xhemati Tebligit në Jordani, e kishin vizituar Shejhun në shtëpi dhe se Shejh Albani i kishte kërkuar hallall Emirit të Xhematit Teblig!
Shfrytëzuam rastin të vërtetojmë nga Shejhu pretendimin e këtij personi!
Shejhu e mohoi plotësisht këtë gjë.
Më kujtohet aty se Shejh Zejno i kërkoi leje Shejhut të permend në librat e tij punët e Shejhut.
Shejh Albani iu përgjigj: Po me kusht që të pëmendësh ku i ke marrë.
Allahu e bëftë Rahmet Shejhun se Wallahi e meriton të jetë Imam.
(Nipi i Shejh Albanit Ebu Nasir ‘Ubade ibn Abdul Latijf ibn Nasir ed Din el Albani e vërteton këtë vzitë dhe shton: Allahu e bëftë Rahmet. Akoma e mbaj mend. Shkova me Shejh Zejnon në Xhami që ta falim Ikindinë, aty Shejhu filloi ta bëjë Nasihat drejtorin e Spitalit –pasiqë e pa se Xhamisë ia kishin vënë emrin Shehidi Sejjdi Kutb-duke i thënë: Ku e dini se ai është Shehid?)
Përktheu: Ahmet Xhafer Hoxha.
Postuar te Fragmente nga jeta e shejh Albanit | Lini një koment

A është e lejuar që studenti mjekësisë t’a kontrollojë trupin e zhveshur?

A është e lejuar që studenti mjekësisë t’a kontrollojë trupin e zhveshur?

Autor: Muhammed Nâsir-ud-Din el-Albâni
Burimi: Silsilat-ul-Hudâ uan-Nur 324

Pyetja: Personi i cili studion mjekësinë këtë vitë duhet t’a shikojë/kontrolloj trupin e zhveshur. Çfarë thotë sheriati për këtë?

Përgjigje: Nëse kjo është mënyra e vetme që të arrij tek dituria, e konsideroj të lejuar. Nëse ekziston mënyrë tjetër, në këtë rast nuk është e lejuar. Unë për këtë nuk mund të flas. Unë nuk jam mjek. Unë nuk dij a ekziston ndonjë mënyrë tjetër.

Përktheu: Ebu UNEJS

Postuar te Pyetje dhe përgjigje | Lini një koment

{Pjesa e fundit}Fitneja e Algjerisë dhe përgjigjja e shejh Albanit në disa pyetje që ia dërguan “Fronti islamik i shpëtimit”

{Pjesa e fundit}Fitneja e Algjerisë dhe përgjigjja e shejh Albanit në disa pyetje që ia dërguan “Fronti islamik i shpëtimit”

Lexo pjesen e pare: http://imamalbani.wordpress.com/2013/01/21/fitneja-e-algjerise-dhe-pergjigjja-e-shejh-albanit-ne-disa-pyetje-qe-ia-derguan-fronti-islamik-i-shpetimit/

Lexo pjesen e dytë: http://imamalbani.wordpress.com/2013/03/18/pjesa-e-dytefitneja-e-algjerise-dhe-pergjigjja-e-shejh-albanit-ne-disa-pyetje-qe-ia-derguan-fronti-islamik-i-shpetimit/

Pyetja e katërt: Cilat janë rregullat e sheriatit në lidhje me metodat e të vepruarit sipas sheriatit në parlament dhe në lidhje me deputetët e tjerë?

Përgjigja: Qëllimi juaj me këtë pyetje është i turbullt dhe jo shumë i qartë për ne. Kjo, për shkak se deputeti musliman duhet të jetë i vetëdijshëm dhe i njohur me ligjet e sheriatit në format dhe llojet e tyre të ndryshme. Kështu që çdo çështje apo nen që shtrohet për aprovim, duhet të peshohet me kandarin e sheriatit. Atë që përputhet me sheriatin e përkrah dhe atë tjetrën e refuzon, siç është besimi tek qeveria dhe betimi për përkrahjen e kushtetutës etj.

Ndërsa në lidhje me deputetët e tjerë, ndoshta keni për qëllim se cili duhet të jetë qëndrimi i deputetëve muslimanë ndaj tyre?

Nëse qëllimi juaj është ky, atëherë nuk ka dyshim se është obligim mbi muslimanët, deputetë e votues, që të jenë me atë që është në të njëjtën rrugë me ta, mbi të vërtetën e të drejtën, siç thotë Zoti i botëve: “Dhe jini me të sinqertët!” [Et Teube: 119].
Përsa i përket pyetjes së pestë dhe të gjashtë, përgjigja e tyre kuptohet nga përgjigjet e kaluara.

Por ne shtojmë këtu, që të mos jetë synimi juaj, grupi i Fronti Islam, arritja në pushtet, para se të përgatitet populli për pranimin e ligjit Islam, gjë e cila nuk mund të bëhet vetëm se nëpërmjet hapjes së instituteve e shkollave në të cilat populli do të mësojë ligjet e fesë së tij në pamjen e vërtetë e të saktë dhe të edukohet që të veprojë sipas tyre. Gjithashtu, të mos ketë ndërmjet tyre kundërshtim rrënjësor, nga i cili lindin parti e përçarje, siç është realiteti i tanishëm në Afganistan. Për këtë shkak Zoti ynë thotë në Kur’an: “Dhe mos u bëni prej idhujtarëve, prej atyre të cilët e përçanë fenë e tyre dhe u ndanë në parti, ku çdo parti është e kënaqur me atë që ka!” [Er Rum: 31-32].

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Mos u ndani, mos u armiqësoni, mos e urreni njëri-tjetrin, mos kini smirë për njëri-tjetrin, por jini vëllezër, ashtu siç iu ka urdhëruar Allahu!” [Këtë hadith e transmeton Muslimi].

Kështu që, ju duhet të merreni me spastrimin e dijes (tesfije) dhe me edukimin e njerëzve (terbije) me kujdes dhe maturi, sepse “Maturia është prej Rrahmanit, ndërsa nxitimi është prej shejtanit”, siç ka thënë pejgamberi ynë (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!).
Për këtë shkak thuhet: “Kush nxitohet në arritjen e diçkaje para kohës së saj, ai sprovohet me humbjen e saj.”
Ai që e sheh shembullin e të tjerëve, atëherë le të mësojë prej tij. Ju e dini që disa muslimanë përpara jush në shumë vende muslimane e kanë provuar të hyjnë në parlament me qëllim që të ngrenë shtetin islam, por ata nuk u kthyen as me nostalgji për ngritjen e tij.
Kjo, sepse ata nuk e dinin atë fjalën e urtë që thotë: “Ngrijeni shtetin islam në zemrat tuaja, që t’ju ngrihet në tokën tuaj!”

Kështu, siç thotë edhe i Dërguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!): “Allahu nuk vështron në pamjet në pasuritë tuaja, por vështron në zemrat dhe në veprat tuaja.”Transmeton Muslimi

Lus Allahun e Lartmadhëruar që të na inspirojë arsyetimin e drejtë, të na mësojë atë që na bën dobi, të na udhëzojë në të punuarit me sheriatin e Zotit tonë, duke ndjekur në këtë sunetin e të Dërguarit tonë dhe rrugën e të parëve tanë të mirë! E gjithë e mira është në pasimin e të parëve, ndërsa e gjithë e keqja është në shpikjet në fe.

Lus Allahun të na largojë shqetësimin dhe mërzitjen tonë dhe të na ndihmojë kundër atyre që na luftojnë!

Allahu është Dëgjues, Lavdiplotë.

Amman, në mëngjesin e së mërkurës, 19 xhemadul ahira, 1412 h.
Muhamed Nasirudin el Albani Ebu Abdurrahman

marrur nga: Metodologjia e selefëve në trajtimin e fitneve-Bledar Albani

Postuar te Metodologji, Pyetje dhe përgjigje | Lini një koment

Rreth saktësisë së hadithit “Nëse më do ti mua, atëherë përgaditu për një varfëri të thellë (të thatë)”

Rreth saktësisë së hadithit “Nëse më do ti mua, atëherë përgaditu për një varfëri të thellë (të thatë)

Po e sjellë një dobi të re rreth një hadithi pejgamberik shumë i rëndësishëm dhe me kuptim prekës, dhe këtë hadith shejh Albani rahimehullah në hyrjen e recenzimit të tij librit Rijadus Salihin e ka shpallë si hadith daif, mirëpo pastaj ju ka e bë e qartë se hadithi është sahih dhe si të tillë e ka klasifikue në librin e tij madhështor “Silsiletul-ehadith es-Sahiha” 6/790...e ai hadithi është kur një sahabij i ka thënë Pejgamberit tonë “Unë të dua (ja resulallah), Pejgamberi alejhis-selam i ka thënë: “Nëse më do ti mua, atëherë përgaditu për një varfëri të thellë (të thatë)“..

Shejh Albani rahimehullah në librin e tij ”En Nasiha” fq 14-15 thotë: ”Këtë hadith e pata vlerësuar si të pasakt në hyrjen e recensimit tim të haditheve të Rijadus Salihin (fq.H, botimi i parë i El-Mektebe el-Islamije” viti (1399h), dhe shkakun e pasaktësisë e kam cekur në (librin) ”Silsiletul ehadith ed-Daifeh” (1681)…..derisa thotë: Mirëpo, unë bëj Hamd Allahut të lartësuar dhe e falenderoj që më ka udhëzuar dhe më ka dhënë sukses që të kthehem nga gabimi im, pasiqë unë hasa në disa dëshmi (trasnmetime tjera) të sakta për këtë hadith, kështu që isha i kujdesshëm dhe e solla atë në vollumin e gjashtë të librit “Silsiletul ehadith es Sahiha” me numër 2827, dhe ky vollum është i botuar elhamdulilahi teala”.

Shejhu rahimehullah në vollumin e gjashtë të ”Silsiles” i ka sjellë transmetimet që e kanë forcuar hadithin e lartëpërmendur, dhe në njërin prej tyre thuhet se një sahabij (Ebu Dherri radijallahu anhu) i ka thënë: “Unë ju dua juve Ehlu-Bejtin (Pejgamberin me familjen e tij). Pejgamberi alejhis selam ka thënë: “Për Allahun? Ai tha: Për Allahun. Pejgamberi alejhis selam tha: “Atëherë pregaditu për varfëri të thatë, sepse varfëria është më e shpejtë tek ata që na dojnë neve se sa që është e shpejtë vërshima nga lartë poshtë“. Hadithin e ka nxjerrur Hakimi dhe e ka vlerësuar si të saktë, dhe atë e kanë pëlqyer Dhehebiu dhe shejh Albani..

Kurse në një transmetim tjetër që e transmeton Imam Ahmedi në Musnedin e tij (3/42), transmetohet se Ebu Seid el-Hudrij radijallahu anhu është ankuar tek Pejgamberi alejhi selam për nevojat e veta, e Pejgamberi alejhi selam i ka thënë: “Duro o Ebu Seid! Ngase me të vërtetë varfëria për atë që më do mua është më e shpejtë tek ai se sa shiu që bie në pjesën më të lartë të luginës, dhe nga pjesa më e lartë e kodrës në fund të saj“…

Përgatiti: Zejd Haziri

Postuar te Hadith, Hadithe Sahih | Lini një koment